Flash

Reuters nxjerr dokumentin sekret/ Vuçiç po e tradhëton Moskën

Lapsi.al 12 April 2023
Reuters nxjerr dokumentin sekret/ Vuçiç po e tradhëton

Rrjedhja e dokumenteve sekrete të administratës amerikane në platformën e mediave sociale Discord ka zbuluar Serbia ka rënë dakort që të armatosënjë Ukrainën. Qeveria e Beogradit është e vetmja që nuk ka pranuar të saksionojë Rusinë për luftën në Ukrainë. Por agjensia Reuters shkruan se nga një pjesë e dokumenteve të bëra publike rezulton se Serbia ka rënë dakort që të furnizojë me armë Kievin. Dokumenti në fjalë, sipas Reuters, mban titullin "Evropa|Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë", dhe rendit përgjigjen e të gjitha vendeve evropiane përsa i përket kërkesës së Ukrainës për ta ndihmuar me armë dhe trajnime ushatarake. Serbia rezulton të jetë përgjigjur pozitivisht, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zotim apo nëse dërgesat janë nisur drejt Kievit. Malta dhe Austria ishin të vetmet vende që kishin refuzuar në mënyrë kategorike që të ofronin çdo lloj ndihme të kërkuar. Dokumenti mban datën 2 mars dhe shënimin ‘sekret’ që ndalon shpërndarjen e tij. Janusz Bugajski, një ekspert i Evropës Lindore me Fondacionin Jamestown, tha se nëse ky dokument është i saktë, tregon dyfytyrësinë e Vuçiçit ndaj Rusisë ose faktin që ai është nën presion të madh nga Uashingtoni për të dorëzuar armë në Ukrainë.

Në total janë zbuluar 53 dokumente të klasifikuara të SHBA-së që janë prodhuar midis mesit të shkurtit dhe fillimit të marsit. Ato përmbajnë një gamë të gjerë informacionesh shumë të klasifikuara, duke ofruar një pikëpamje se si SHBA spiunon aleatët dhe kundërshtarët e saj. Disa nga dokumentet, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se janë autentike, ekspozojnë shkallën e përgjimit të SHBA-së mbi aleatët kryesorë, duke përfshirë Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën. Të tjera dokumente zbulojnë shkallën në të cilën SHBA ka depërtuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe organizatën mercenare ruse Wagner Group. Por ka dhe dokumente që zbulojnë dobësitë kryesore në armatimin, mbrojtjen ajrore dhe përmasat dhe gatishmërinë e batalioneve të Ukrainës në një pikë kritike të luftës.

Të këshilluara

Ilir Beqaj refuzon mandatin e deputetit

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj duket se e ka refuzuar mandatin e deputetit të lënë bosh nga Benet Beci në Shkodër. Lajmin e kanë bërë të ditur disa m...

22:14

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI