Flash

I riu rreh vëllanë, kunatën dhe kunatin. Babai i tij rreh policët

Lapsi.al 12 April 2023
I riu rreh vëllanë, kunatën dhe kunatin. Babai i tij rreh

Shërbimet e Policisë në Dibër kanë vënë në pranga 24-vjeçarin, i cili gjatë konfliktit kanosi dhe goditi me sende të forta kunatën e vëllait dhe dëmtoi me sende të forta automjetin e bashkëshortit të saj.

Procedohet penalisht babai i 24-vjeçarit, i cili në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit të tij nga Policia, dëmtoi me sende të forta automjetin e Policisë.

Detaje nga policia: 

U konfliktua për motive të dobëta, me vëllanë e tij, me kunatin dhe kunatën e vëllait, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.

Shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga 24-vjeçarin, i cili gjatë konfliktit kanosi dhe goditi me sende të forta kunatën e vëllait dhe dëmtoi me sende të forta automjetin e bashkëshortit të saj.

Procedohet penalisht babai i 24-vjeçarit, i cili në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit të tij nga Policia, dëmtoi me sende të forta automjetin e Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Ushtelenxë, po ndodhte një konflikt mes dy vëllezërve dhe dy shtetasve të tjerë, kanë ndërhyrë në kohë, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, u kap dhe u arrestua shtetasi A. Gj., 24 vjeç, banues në Dibër, i cili për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka kanosur vëllanë e tij, shtetasin R. Gj.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, shtetasi A. Gj. ka goditur me sende të forta, shtetasen A. N., ka kanosur shtetasin S. N. (bashkëshorti i shtetases A. N.), si dhe ka dëmtuar automjetin e tij.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 60 vjeç, i cili në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit të tij, ka dëmtuar me mjete të forta automjetin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI