Flash

Dekriminalizimi/ KQZ dërgon për verifikim disa kandidatë (Emrat)

Lapsi.al 12 April 2023
Dekriminalizimi/ KQZ dërgon për verifikim disa kandidatë (Emrat)

Janë rreth 30 kandidatë për kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkiakë për zgjedhjet e 14 Majit, të cilët do të shkojnë për verifikim më të thelluar. Celibashi ka vendosur të kërkojë infromacion shtesë nga Prokuroria nëse ata do të jenë pjesë e garës elektorale apo jo.

Tek lista e emrave që do të shkojnë për verifikim nuk është Qerim Ismailaj, kryetari aktual dhe njëkohësisht kandidati i PS-së për Bashkinë e Mallakastrës për shkak se ka pasur disa pretendime shtesë lidhur me situatën e tij, çka është vlerësuar nga Celibashi se do të duhet më shumë kohë për të vlerësuar dokumentacionet e marra.

Mes emrave të tjerë që kanë shkuar për verifikim bëhet fjalë edhe për kandidatin e PS-së, Kreshnik Hajdari në Kuçovë, kandidatin në Vaun e Dejës, Kristjan Shkreli, Artur Bushi në Bashkinë e Krujës. Nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” është Rezart Tusha për të cilin ka pasur edhe një ankimim që është bërë sipas PD-së në formularin e dekriminalizimin për një dënim në shtetin e Zvicrës. Nga ana tjetër, edhe për kandidatin e Himarës dhe Devollit do të ketë një verifikim nga ana e Prokurorisë. Ndërsa për Partinë Demokratike do të jetë Agron Kapllani, kandidati i Mallakastrës.

Janë edhe një sërë emrash të tjerë, pjesë e listës së këshillave bashkiakë, të cilët janë vlerësuar gjithashtu nga ana e Celibashit se duhet informacion shtesë nga ana e Prokurorisë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI