Flash

Rama hap fushatën: Kemi fituar 7 palë zgjedhje, do fitojmë për herë të tetë

Lapsi.al 11 April 2023
Rama hap fushatën: Kemi fituar 7 palë zgjedhje, do fitojmë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e fushatës zgjedhore.

“Këto ditë nis zyrtarisht fushata jonë e 9 që kur unë drejtoj PS, kemi fituar 7 nga 8 palë zgjedhje, kemi humbur vetëm një në 2009, që më shumë se sa e humbëm, na e morën, sidoqoftë, të fitosh zgjedhjet është një gjë, ndërsa një gjë tjetër është ta kthesh fitoren në vlerë, për komunitetin, jam krenar për vlerën e shtuar që fitoret e PS kanë sjellë për Shqipërinë, sot jemi një vend krejt tjetër në sytë e botës, na janë besuar role parësore si në OKB, sot marrëdhëniet ndërkombëtare janë në nivelin më të lartë, janë miqësore, aktive, takimet e nivelit të lartë janë pjesë e punës si faktor me peshë në rajon, ky aspekt i transformimit ka një rëndësi për vendin, se do të thotë jo vetëm ndryshim, por ndryshim i botës së jashtme ndaj nesh dhe kjo sjellë më shumë vëmendje dhe interes, si një destinacion për të punuar, investuar dhe jetuar. Rritja e paimagjinueshme e turistëve është vetëm paralajmërimi kuptimplotë e një të ardhme me shpresë, aty e ka bazën transformimi si dita me natën.

Zgjedhjet kanë shumë rëndësi për një vend, sesa çfarë gabimisht mendojnë shumë prej zgjedhësve duke mos dhënë votën, sa shumë punë nuk do ishin bërë pa votën e PS, dhe sa shumë dëme do ishin shmangur pa votën e PD”, tha Rama.

Të këshilluara

Përfundon takimi i Ramës me Escobar

Rreth 20 minuta ka zgjatur takimi i kryeministrit Edi Rama me Gabriel Escobar, të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor. Mësohet se tematikë e diskutimit...

16:58

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI