Flash

Haradinaj: E shajmë Kurtin sa të doni, por marrëveshja është më e mira e mundshme

Lapsi.al 11 April 2023
Haradinaj: E shajmë Kurtin sa të doni, por marrëveshja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është më e mira e mundshme.

“Marrëveshja është më e mira. Nuk e ka rezultatin final që do të ishte njohja bilaterale me Serbinë, por krejt materia e kësaj marrëveshjeje është më e mira që ekziston”, ka thënë Haradinaj ne Klan Kosova.

Haradinaj tha se nenet që janë pjesë e marrëveshjes nuk janë krijuar për marrëdhënien mes dy vendeve, por janë të cituara nga konventa ndërkombëtare me të cilat kanë funksionuar shumë vende. Ai theksoi se në këtë marrëveshje nuk flitet për autonomi.

“Ne mund ta shajmë Kurtin sa të doni, ruajuni me marrëveshjen, nuk janë autonomi, nuk ka kompensime për Serbinë në këtë marrëveshje. Marrëveshja është e mirë, veç harrojeni Kurtin një herë. Nuk e ka shkruar Kurti marrëveshjen po është e Amerikës, mendoj më së shumti kontribut ka ajo”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj tha se nuk e përkrah Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por e ka kapërdirë sepse ka qenë obligim i Kosovës dhe këtë e ka bërë në momentin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“E kuptoj se çka do të thotë kur një marrëveshje ndërkombëtare kur është kthyer në çështje të shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese të vendit tim. Fare të mos jetë çështje e marrëveshjes ndërkombëtare, në moment që ki vendim të gjykatës tënde, ti mbetesh me të”, është shprehur Haradinaj.

Ai foli edhe për nenin 7 të marrëveshjes, ku tha se është gjuhë e përsëritur, teksa shtoi se në zbatimin e marrëveshjes do ta ndihmojë Kurtin.

“Në çdo nen ka diçka që ka qenë edhe në nen tjetër, është gjuhë e përsëritur pa efekt. Unë ndihmoj në zbatim, por jo përmes bashkëqeverisjes. Nuk kemi asnjë plan të përbashkët qeveritar. Unë s’do t’i bashkohem në ndonjë mënyrë”, është shprehur Haradinaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ilir Beqaj refuzon mandatin e deputetit

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj duket se e ka refuzuar mandatin e deputetit të lënë bosh nga Benet Beci në Shkodër. Lajmin e kanë bërë të ditur disa m...

22:14

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI