Flash

Këlliçi: Si do realizoj transportin falas të shërbimin urban

Lapsi.al 10 April 2023
Këlliçi: Si do realizoj transportin falas të shërbimin

I ftuar në emisionin LOG në Panorama TV, kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi ka vënë theksin te shtresa që përfitojnë nga transporti falas. Pyetjes  se çfarë synon konkretisht transporti falas, Këlliçi u përgjigje se kjo nismë është për të lehtësuar koston e jetesës për mijëra familje në nevojë.

Inkurajimi i përdorimit të transportit publik do të nxisë qytetarët të mos përdorin mjetet private, si rrjedhojë kjo ndikon në uljen e trafikut dhe ndotjes në kryeqytet.

Korsitë e biçikletave janë një koncept i mirë, por i implementuar gabim në disa rrugë të Tiranës, është shprehur Këlliçi. Ai ka shpjeguar se në turin e dëgjesave me bizneset në disa rrugë emblematike të Tiranës rezulton se korsitë e biçikletave nuk janë efikase. Ngushtimi i rrugëve, ndalim-qëndrimi i automjeteve në këto rrugë po çon në falimentimin e bizneseve në këto rrugë. Për këtë arsye në disa rrugë të tilla do të harmonizohet infrastruktura që korsia e biçikletave të futet nëpër lagje.

Belind Këlliçi ka folur për presionin që Veliaj ushtron ndaj administratës së Bashkisë së Tiranës.

“Çdo ditë punonjës të administratës së bashkisë që shkojnë me detyrim në takimet e Veliajt më shkruajnë pasdite, “Belind le të vendosë Veliaj kuti votimi në godinën e bashkisë dhe të shohë si del”, pra, kjo tregon presionin që ushtrohet ndaj administratës ndaj punonjësve me aplikacionin akt1visti e patronazhisti”, - është shprehur Këlliçi.

“Kam ngjitur shkallët e karrierës në PD hap pas hapi”,- është shprehur kandidati Partisë Demokratike për Tiranën duke u shprehur se karriera e tij në PD ka filluar që në vitin 2009.

“Rrugëtimi im në parti ka kaluar nga aktivist i thjeshtë deri në këtë fazë që jam aktualisht si kandidat për bashkinë. Ndërsa Veliaj i ka marrë të gjitha postet dhuratë dhe për këtë arsye Edi Rama e tall, i thotë lyej shkallët në orën 05:00 të mëngjesit, e le në një cep në takime të tjera. Të gjitha këto sepse Veliaj i detyrohet atij për karrierën politike. Me mua nuk ndodh kjo, kam takuar 8000 anëtar e simpatizantë partie në Primare”, - është shprehur Këlliçi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI