Flash

Shokohet qyteza italiane/ Një svastika shfaqet në sheshin kryesor

Lapsi.al 9 April 2023
Shokohet qyteza italiane/ Një svastika shfaqet në sheshin kryesor

Një svastika gjigante u shfaq në trotuarin e një sheshi të vogël në Monte San Giovanni Campano në provincën e Frosinones, ditën e Pashkëve në Itali. “Ka qenë një veprim i kryer nga një grup djemsh gjatë natës dhe jo një gjest politik” – tha kryebashkiaku i qytezës në përpjekje për të qetësuar opinionin publik. Thuhet se autorët përdorën dyshekë gome të një këndi lojërash për fëmijë për ta krijuar atë. Ata janë shpallur në kërkim nga karabinierët dhe tashmë duhet të përgjigjen për dëmtimin e hapësirave publike.

Mediat italiane shkruajnë se vandalët grisën dyshekët e gomës të vendosur për të mbrojtur fëmijët në parkun e lojërave për të krijuar shenjën e svastikës në tokë. Ajo u zbulua në mëngjes dhe u raportua në polici nga vetë kryebashkiaku, Emiliano Cinelli. Sipas hetimeve të para, episodi ka ndodhur pas mesnate. Ishte koha kur besimtarët u larguan nga kisha në fund të vigjiljes së Pashkëve.

Kjo bashki ishte dekoruar për merita civile pasi në qytet nuk kishte pasur asnjë episod ekstremizmi. Monte San Giovanni Campano është një qytet në zonën e Frosinate me rreth 13 mijë banorë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore një detashment gjerman ishte i pranishëm në qytet. 40% e shtëpive u shkatërruan nga bombardimet.

Kryebashkiaku dënoi "gjestin e poshtër" në rrjetet sociale, duke akuzuar autorët se as nuk e dinin kuptimin e veprimeve të tyre. Sipas tij, ata kishin vepruar për t'u dukur duke “shkatërruar lojërat e fëmijëve" . Karabinierët po hetojnë ngjarjen. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI