Flash

Vrau kunatën dhe më pas qëlloi edhe veten, autori 43-vjeçar në Shkozë ish-ushtarak

Lapsi.al 8 April 2023
Vrau kunatën dhe më pas qëlloi edhe veten, autori

Ngjarja e rëndë me dy viktima mëngjesin e sotëm në Shkozë, ka tronditur Tiranën. 43-vjeçari Roland Sinani vrau kunatën dhe më pas qëlloi edhe veten.

Ai qëlloi me armë në dhomën e gjumit kunatën e tij Migena Sinani e cila ndodhej me vajzën e mitur në krevat, e më pas qëlloi edhe veten në oborrin e banesës së tij.

Ndërkohë bashkëshorti i viktmës, njeherazi edhe vëllai i autorit në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banesë, pasi punonte shofer taksie në turnin e 3-të.Mësohet se prej kohësh autori kurohej për depresion dhe probleme të shëndetit mendor.

Sipas informacioneve, më herët ai ka qënë ushtar në forcat e armatosura, ndërsa pistoletën e kishte pa leje. Policia e gjeti armën e krimit disa metra larg trupit të viktimës dhe hetuesit kanë dyshime se është zhvendosur nga babai i autorit, i cili vuan nga skleroza.

Të këshilluara

Shqiptari humb jetën në burgun e Korfuzit

Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në burgun e Korfuzit, Greqi. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga gazetari Shpëtim Zinxh...

16:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI