Flash

Kishte kthyer banesën në kazino, arrestohet 43-vjeçari në Sarandë

Lapsi.al 7 April 2023
Kishte kthyer banesën në kazino, arrestohet 43-vjeçari në

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi kishte përshtatur banesën e marrë me qira, për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se i arrestuar është shtetasi me inicialet B.H., banues në Sarandë. Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe 5 shtetas të tjerë, pasi u kapën duke luajtur poker, në këtë ambient.

Sakaq, janë proceduar në gjendje të lirë për shtetasit: R. Ç., 44 vjeç, Xh. H., 25 vjeç, B. T., 41 vjeç, B. B., 29 vjeç dhe A. D., 45 vjeç, banues në Sarandë.

Nga verifikimet e deri më tanishme, policia ka mundur të sekuestrojë një tavolinë pokeri dhe çipsa, 6 aparate celulare dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 36 200 lekë të rinj, 3 265 euro, 230 paund, si dhe 6 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI