Flash

Berisha: Kandidatët e Ramës me 2-3 emra, nuk përfaqësojnë mbështetësit e PS-së, por krimin dhe bandat

Lapsi.al 7 April 2023
Berisha: Kandidatët e Ramës me 2-3 emra, nuk

Kreu i PD-së Sali Berisha ka prezantuar sot në Vorë kandidatin e koalicionit "Bashkë fitojmë|, Indrit Hoxha.

Berisha tha se në dallim nga të gjitha paraqitjet e mëparshme, opozita vjen me një kandidat të votuar më parë, me kandidatin e primareve. Teksa kandidatët e Ramës i cilësoi të lidhur me bandat dhe krimin.

"Me kandidatët e lirisë. Indrit Hoxha dhe të gjithë kandidatët e koalicionit bashkë fitojmë, për herë të parë në 32 vite nuk janë kandidatë të kryetarit të partisë, as të kryesisë së partisë, janë kandidatë të vullnetit, votës dhe dinjitetit tuaj. E them këtë sepse për njeriun e lirë, kuptimi më i thellë i lirisë, dimensioni i saj më i parë është dinjiteti i njeriut. Në këtë kontekst ne pra deleguam tek ju zgjedhjen e kryetarit të partisë, zgjedhjen e kandidatit për qytetar të parë të bashkisë, nesër zgjedhjen e deputetit tuaj dhe ju garantoj se ju do të jeni vendimmarrës absolut për përfaqësuesit tuaj.

Ky faktor është mirëpritur jo vetëm nga demokratet dhe demokratët, e mbështetësit tanë, por ky faktor, kjo praktikë ndër më të avancuarat sot është mirëpritur nga mbarë shqiptarët", tha ai.

Berisha deklaroi se ka një epërsi morale të madhe nga ana e opozitës shqiptare.

"Krahasoni Indrit Hoxhën dhe kandidatët e tjerë me kandidatët e partisë së Edi Ramës. Kandidatët e tjerë janë kandidatët që dolën pas mesnate në orën 1 të natës nga zyrat e PS-së, pa u pyetur asnjë socialist i vetëm. Kandidatët e tjerë janë kandidatë që mbajnë 2-3 emra, kudo që shkoj më dalin përpara ata. Kandidatët e tjerë janë kandidatë që qytetarët normalë nuk i pëlqejnë, i duan që të kenë 2-3 emra, do të thoshte Pal Tusha, kryetari i PS-së së Rubikut, do t'i thoshte Ndrecës që me dajak u emërua kandidat për Mirditën.

Kandidatët e tyre pra nuk përfaqësojnë socialistët, nuk përfaqësojnë mbështetësit e PS-së, përfaqësojnë krimin bandat, organizatat kriminale, shtetërore dhe jo shtetërore dhe ky është dallim shumë i madh. Ky është një dallim madhor. Ndaj dhe siç jeni dëshmitarë, kudo nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, ka një epërsi morale të madhe nga ana e opozitës shqiptare. Ka një epërsi morale të madhe nga kandidatët e lirisë dhe kjo ka sjellë një frymë fitoreje, të cilën Shqipëria nuk e ka pasur ndonjëherë më të fuqishme që nga viti 1992", tha Berisha.

Ai garantoi se Indrit Hoxha do të jetë një shërbëtor i përulur i qytetarëve.

"Me përkushtim të madh do të bëjë gjithçka për shërbimet më të mira ndaj banorëve të kësaj bashkie, do të bëjë gjithçka për menaxhimin më transparent të të gjitha burimeve dhe taksave tuaja.

Por do të bëjë gjithçka, gjithashtu çfarë ka në dorë, çfarë ka në dorë më Këshillin Bashkiak të lehtësojë barrën tuaj, detyrimet tuaja të pamerituara ndaj shtetit dhe bashkisë", u shpreh kreu i PD.

Të këshilluara

Aksident në Durrës, një i plagosur

Një aksident automobilisti ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Durrës. Një automjet me drejtues shtetasin L. B., 40 vjeç, është përplasur me motomjeti...

17:47

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI