Flash

Sërish Audrey Glover/ “Armikja” e Berishës, në krye të vëzhguesve të ODIHR për 14 majin

Lapsi.al 5 April 2023
Sërish Audrey Glover/ “Armikja” e Berishës, në krye

Britanikja Audrey Glover është caktuar sërish Shefe e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Ajo pritet të mbërrijë shumë shpejt për një vizitë të shkurtër në Shqipëri ku do të ketë takime me përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, drejtues të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të partive politike.

Emri i saj është mjaft i njohur për zgjedhjet në Shqipëri. Kjo është hera e pestë që ajo do të jetë në krye të vëzhguesve të OSBE/ODIHR. Për herë të parë Glover monitoroi zgjedhjet mjaft të kontestuara të 26 majit 1996.

Në atë kohë ajo bëri vërejtje mjaft të rënda për procesin duke i cilësuar zgjedhjet si “jo të lira dhe të ndershme”. Kjo bëri që Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha të bëjë akuza mjaft të rënda ndaj saj duke e cilësuar "kapomafia" dhe madje e shpalli atë edhe “non grata”.

Por Glover u rikthye në 2009-ën kur sërish Berisha ishte në pushtet për herë të dytë dhe në opozitë Edi Rama. Edhe atëherë Berisha e kundërshtoi ardhjen e saj, gjë që e ka pranuar edhe publikisht.

“Në 2009 zgjedhjet i vëzhgoi mikesha e tij, Audrey Glover që është këtu. Që përfaqëson një nga kapomafiet botërore të vëzhgimit të zgjedhjeve. Unë e kam shpallur non grata në 1996. Në 2009 e pranova atë vetëm për shkak të Edi Ramës. Raport për të favorizuar mua do të më bënte ajo? Përkundrazi” – është shprehur Berisha.

Më pas Glover ka ardhur në Shqipëri edhe në zgjedhjet e viteve 2015, 2019 dhe 2021. Këtë herë bashkë me Glover, në Shqipëri do të jetë një mision i ODIHR me 324 vëzhgues për lokalet e 14 majit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Të shtëna αrmȅsh në Sukth të Durrësit

Të shtëna αrmȅsh janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Katund Sukth të Durrësit. Në vendin e ngjarjes shkuar forca të policisë të lajmëruara nga banorët. ...

20:49

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI