Flash

Rama "vajton" të varfërit: T’u japësh njerëzve paga minimale dhe vetë të vazhdosh të blesh vila është shfrytëzim

Lapsi.al 5 April 2023
Rama "vajton" të varfërit: T’u japësh

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një kompani që operon në sektorin e shërbimeve hoteliere, ku theksoi se garantimi i kapitalit njerëzor mbetet sfidë.

Rama deklaroi ndër të tjera se pagesa e punonjësve është investim dhe se kompanitë që nuk shpërblejnë si duhet punonjësit nuk do të marrin shpërblim nga shteti.

“Kjo nuk është më çështje rritje pagash në sektorin privat, por çështje kundër shfrytëzimit. Ky është shfrytëzim. T’i japësh sot njerëzve paga minimale dhe ndërkohë vetë të vazhdosh të blesh vila, ky është shfrytëzim. Kjo nuk duhet të ndodhë, dhe ne do të marrim masa”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se, qeveria nuk mund të vendosë pagat në sektorin privat, por ajo që mund të bëjë është rritja e pagës minimale.

“Por ama ne nuk do t’i japim asnjë shërbim kompanive që nuk shpërblejnë si duhet punonjësit. Ne nuk do të pranojmë që të futen në tenderë të shtetit, me paratë e shtetit, kompani ndërtimi që deklarojnë se i paguajnë punëtorët me pagë minimale. Gënjejnë, sepse nuk ka punëtor ndërtimi që hipën në skelë dhe merr pagë minimale. Ato që i paguajnë në të zezë duhet të deklarohen, sepse u marrin të ardhmen”, tha Rama.

Kryeministri tha se, nuk mundet t’u japim leje ndërtimi askund kompanive që duan të bëjnë pallate me punëtorë që nuk marrin një pagë dinjitoze.

“Po punojmë, po vendosim kushte dhe do ta shtrijmë këtë edhe me kompani të tjera që marrin shërbime nga shteti. Nuk kanë për t’i marrë. Ne nuk mund t’i mbështesim me paratë e qytetarëve kompani që shfrytëzojnë shqiptarët”, tha ai.

Kryeministri renditi po ashtu edhe disa nga arsyet se pse me rritjen në rreth 85 mijë lekë deri në fund të vitit, pagat e punonjësve të kësaj kompanie i afrohen pagave të kamerierëve që punojnë në Gjermani.

“Nëse merrni autobusin paguani shumë më pak se dikush në Gjermani dhe jetoni në shtëpitë tuaja ose të prindërve. Por të gjitha këto barazohen me zero nëse paga nuk është e arsyeshme”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI