Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

OBSH: Një në gjashtë persona në botë preket nga infertiliteti

Lapsi.al 5 April 2023
OBSH: Një në gjashtë persona në botë preket nga

Një në gjashtë njerëz në botë preket nga infertiliteti gjatë jetës së tyre, sipas një raporti të ri të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Ky raport, i pari i këtij lloji në një dekadë, zbulon një të vërtetë të rëndësishme, atë që infertiliteti nuk diskriminon. Për miliona njerëz në mbarë botën, rruga drejt prindërimit mund të jetë e vështirë, në mos e pamundur” dhe kjo “pavarësisht se ku ata jetojnë dhe çfarë burimesh kanë”, theksoi drejtori i Përgjithshëm, Tedros Ghebreyesus.

“Përqindja e madhe e njerëzve të prekur tregon nevojën për të zgjeruar aksesin në kujdesin e fertilitetit dhe për të siguruar që kjo çështje të mos anashkalohet më në politikat kërkimore dhe shëndetësore”, shton ai.

Sipas vlerësimeve të studimit, afërsisht 17,5% e popullsisë së rritur vuan nga infertiliteti, me pak ndryshim në prevalencë midis rajoneve, që vlerësohet në 17,8% në vendet me të ardhura të larta dhe 16,5% në vendet me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura mesatare.

Për OBSH-në, infertiliteti është një sëmundje e sistemit riprodhues mashkullor ose femëror dhe “mund të shkaktojë shqetësime të konsiderueshme, stigma dhe vështirësi financiare, duke ndikuar në mirëqenien mendore dhe psikosociale të njerëzve”.

Pavarësisht nga përmasat e problemit, zgjidhjet për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e infertilitetit, duke përfshirë teknologjitë riprodhuese të asistuara si IVF, mbeten të pafinancuara dhe të paarritshme për shumë njerëz për shkak të kostove të larta, stigmës sociale dhe disponueshmërisë së kufizuar.

Aktualisht, në shumicën e vendeve, trajtimet e fertilitetit financohen kryesisht nga të prekurit, shpesh me kosto financiare shkatërruese.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI