Flash

"Çfarë mund të bëhet me 400 milionë?”: pyetja që Lionel Messi i bën vetes, pas ofertës faraonike të Al Hilal

Lapsi.al 5 April 2023
"Çfarë mund të bëhet me 400 milionë?”:
“Çfarë mund të bëhet me 400 milionë?”. Kjo është pyetja që i bën vetes gazeta sportive argjentinase 'Olè'. Pyetja reflektuese erdhi pasi mediat vendase përhapën lajmin për ofertën tronditëse të klubit saudit Al Hilal për Lionel Messi. Ekzaktësisht 400 milionë në vit për të paktën një marrëveshje dyvjeçare. Kontrata e kampionit argjentinas me PSG është gati të skadojë dhe klubi nuk duket i gatshëm të bëjë një ofertë konkrete rinovimi. Kështu që ndërsa zërat për rikthimin e mundshëm të Leos në Barcelonë, ose një zbarkim në MLS te Inter Miami janë duke u shumëfishuar. E tasni ka ardhur propozimi nga Arabia Saudite, për të cilët numri 10 argjentinas është tetimonial i entit të turizmit. Lexo më tej: Messi i fishkëllyer nga tifozët e tij në Parc des Princes: do të largohet nga PSG me parametër zero Çuditërisht, ky është një rol që luan edhe Cristiano Ronaldo, që luan në ligën saudite me Al Nassr. Megjithatë, gazetat argjentinase saktësojnë se Messi është ende i pavendosur. Pleshti dëshiron të luajë edhe një vit në Champions. Ai dëshiron gjithashtu të luajë edhe në Kupën e ardhshme të Amerikës me kombëtaren. Messi beson se për t'u përgatitur më mirë, do të ishte e këshillueshme të qëndronte edhe dymbëdhjetë muaj të tjerë në Europë. Te Al Hilal, nga ana tjetër, 7-herë Topi i Artë do të gjente si trajner bashkatdhetarin Ramon Diaz.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI