Flash

Video/ Hofler përmbys Bayern dhe eliminon Tuchel nga Kupa: Freiburg fiton me penallti në të 95'

Lapsi.al 4 April 2023
Video/ Hofler përmbys Bayern dhe eliminon Tuchel nga Kupa: Freiburg fiton

E bujshme ajo që ndodh në Allianz Arena. Bayern Munich i dha lamtumirën Kupës së Gjermanisë në çerekfinale, pas një humbje flagrante në finale ndaj Freiburg. Miqtë fituan 2-1 në minutën e 95'. Vendimtar dygolëshi i Hofler, që shënoi në minutën e 27' dhe në shtesë me një penallti. Avantazhi fillestar i skuadrës së Tuchel me Upamecano (19') ishte i kotë. Për në gjysmëfinale fluturon edhe Eintracht Frankfurt, që mundi 2-0 Union Berlin falë dy golave të Kolo Muani (11' dhe 13').

BAYERN-FREIBURG 1-2

Befasi e zhurmshme për Bayern, që përshëndet Kupën e Gjermanisë në çerekfinale. Freiburg realizoi goditjen në Allianz Arena, duke fituar 2-1 falë dy golave të Hofler. E megjithatë, ishin të besuarit e Tuchel që kaluan në avantazh në minutën e 19' falë Upamecano. Megjithatë, sulmuesi i Freiburg mori skenën dhe barazoi vetëm tetë minuta nga avantazhi vendas. Episodi që ndryshoi përfundimisht ndeshjen mbërriti pikërisht në aksionin e fundit. Musiala preku topin me dorë në zonë, Hofler nga pika e bardhë mposhti Sommer dhe i dhuroi Freiburg një mbrëmje historike. Freiburg tashmë është në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. Zhgënjimi i parë për Tuchel, në humbjen e parë në ndeshjen e dytë si trajner i Bayern. Shuhet i pari nga tre objektivat e bavarezëve, që ndiqnin sukseset në të tre kompeticionet, siç e pranoi edhe ish-trajneri i Dortmund në konferencë.

Lexo më tej: Video/ Gafë skandaloze e Kobel e dygolësh i Muller: debutim spektakolar i Tuchel, që ‘fshin’ 4-2 Dortmund

EINTRACHT FRANKFURTE-UNION BERLIN 2-0

Mes katër më të mirëve do të jetë edhe Eintracht. Skuadra e Frankfurt, e eliminuar në 1/8 nga Napoli në Champions, mposhti 2-0 Union Berlin falë Kolo Muani. Francezi shënoi me dy gola mes minutave 11'-13’. Shtatë minuta pas dyfishimit do të mbërrinte edhe 3-0, por goli i Borre u anulua për pozicion jashtë loje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI