Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Maqedoni e Veriut, përurohet nisja e punimeve në Korridorin 8

Lapsi.al 4 April 2023
Maqedoni e Veriut, përurohet nisja e punimeve në Korridorin 8

Të martën u përurua nisja e punimeve në autostradën nga Tetova për në Gostivar, si pjesë e Korridorit 8, ndërtimin e së cilës do ta bëjë konsorciumi i njohur Bechtel-Enka.

Autostrada do të vazhdojë deri në Strugë dhe Qafë Thanë, ndërsa pjesa tjetër nga Prilepi në Manastir bëhet në kuadër të Korridorit 10 – d. I gjithë projekti kap vlerën prej 1.3 miliardë eurove dhe kjo ka nxitur mjaft debate në vend, në veçanti pas angazhimit të kompanive lokale për mbikëqyrjen e punimeve.

Hedhja e gurthemelit për fillimin e ndërtimit të autostradës nga Tetova drejt Gostivarit po bëhet në një kohë kur janë shtuar kritikat në median lokale për mungesën e transparencës lidhur me tenderin e ndërtimit të kësaj infrastrukture, sa të rëndësishme po aq dhe të kushtueshme.

Autostrada me nga tre korsi në secilin prej kaheve do të vazhdojë drejt Kërçovës, Strugës deri në Qafëthanë në kufirin me Shqipërinë, në një gjatësi prej 69 kilometrash në kuadër të Korridorit 8 dhe pjesa tjetër që do të lidhë Prilepin me Manastirin në gjatësi prej rreth 40 kilometrash të Korridorit 10-d do të kushtojë 1 miliard e 300 milionë euro.

Vetëm shpronësimet llogariten të kushtojnë 300 milionë euro. Punimet do t’i kryejë konsorciumi i njohur amerikano-turk Bechtel-Enka.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski aktin e sotëm e quajti një fillim serioz të një vepre strategjike dhe shtetërore, “levërdinë e së cilës do ta shikojnë gjeneratat e tanishme dhe ato të ardhme të vendit, por edhe vendet kufitare në lindje dhe perëndim, të cilat lidhen me korridoron 8”.

“Kjo qeveri me vite dëshmon se kujdeset për realizimin e çështjeve të mëdha strategjike të shtetit, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për çështje të brendshme apo të jashtme”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler tha se ky investim bëhet për të ardhmen e Mqedonisë së Veriut dhe të gjitha vendeve të cilat lidhen me korridorin 8 dhe më gjerë.

“Besoj se ndërtimi do të ecë shpejt dhe me sukses duke bërë afrimin më të shpejtë dhe në mënyrë të rehatshme të njerëzve të këtij rajoni në këtë rrjet modern të rrugëve”, tha ambasadorja Aggeler.

Presidenti i Kompanisë Bechtel, Shaun Kenny theksoi se angazhimi i konsorciumit Bechtes-Enka do të sigurojë punësimin e banorëve lokalë, ndërsa “programet e trajnimit do të mundësojnë aftësimin në aspekt afatgjatë të punëtorëve të ndërtimit për projekte të ardhëshme infrastrukturore në Maqedoninë e Veriut”.

Projekti i madh është cilësuar si kontravers nga një pjesë e medias dhe opozitës maqedonase duke hedhur dyshime për korrupsion në këtë ndërmarrje sidomos për shkak të angazhimit të kompanive për mbikqyrjen e ndërtimit, që janë dy maqedonase dhe një spanjolle, të cilat, sipas kritikëve, nuk kanë dëshmuar ndonjë profesionalizëm, janë akuzar për korrupsion, madje njëra të jetë themeluar vetëm ndonjë javë para marrjes së tenderit./VOA

Të këshilluara

Nis dëbora në Librazhd (VIDEO)

Dimri nuk ka plan të largohet këtë vit. Megjithëse në fillim prilli, ku duhet të dominonte koha me diell dhe era e ngrohtë pranverore, moti i keq me reshje dëbo...

19:41

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI