Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Trump mbërrin në Nju Jork/ Të martën del para gjykatës

Lapsi.al 3 April 2023
Trump mbërrin në Nju Jork/ Të martën del para gjykatës

Ish-Presidenti Donald Trump mbërriti të hënën në Nju Jork, përpara dorëzimit të tij tek autoritetet dhe paraqitjes para një gjykatësi, ku do t’i lexohen akuzat penale të ngritura ndaj tij nga një juri e madhe. Deri tani nuk dihet se për çfarë akuzash rëndojnë ndaj zotit Trump.

Ndërkohë qyteti më i madh i vendit është përfshirë nga masa të forta sigurie dhe autoritetet paralajmëruan të gjithë ata që synojnë të shkaktojnë shqetësime se "Nju Jorku nuk është një arenë për të shfryrë zemërimin e tyre”.

Zoti Trump dhe mbështetësit e tij kanë kritikuar hetimet si dhe padinë penale të ngritur kundër tij, që rrjedh nga një pagesë për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, bërë në ditët e fundit të fushatës presidenciale të zotit Trump në vitin 2016.

Stormy Daniels reveals Trump showed her a picture of wife Melania, and  new-born son Barney, before bedding her | The Sun

Kthimi i tij në këtë qytet, hap një kapitull të paprecedentë në historinë amerikane. Zoti Trump është ish-presidenti i parë që përballet me akuza penale ndërsa ai ndodhet në mesin e një fushate të tretë për Shtëpinë e Bardhë.

Ish-presidenti planifikon të qëndrojë sot në Kullën Trump dhe më pas të martën ai do t'u dorëzohet autoriteteve për procedim e lexim akuzash nga gjykatësi i çështjes. Deri më tani, zyrtarët nuk kanë parë një fluks njerëzish që vijnë në qytet, sikurse ishte rasti në Uashington në ditët para sulmit të dhunshëm të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit.

Megjithatë, autoritetet paralajmëruan se mbajtja e një arme pranë zonave të caktuara të qytetit, përfshirë gjykatat, do te konsiderohej një vepër penale.

“Ndërsa mund të ketë disa persona që mendojnë të vijnë në qytetin tonë nesër, mesazhi ynë është i qartë dhe i thjeshtë: kontrolloni veten”, tha kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams. “Nju Jorku është shtëpia jonë, jo një shesh lojrash për zemërimin tuaj. Ne jemi qyteti i madh më i sigurt në Amerikë, sepse respektojmë sundimin e ligjit”, shtoi ai.

Autoritetet po planifikojnë të rrisin masat e sigurisë rreth Kullës Trump si dhe të mbyllin rrugët aty pranë. Ata kanë ndërmarrë hapa për të mbyllur dhe siguruar katin e gjykatës ku ish-presidenti do të paraqitet para një gjykatësi të martën pasdite.

Mbështetësit e zoti Trump, përfshirë një nga mbrojtësit e tij më të vendosur në Kongres, ligjvënësja republikane Marjorie Taylor Greene e Xhorxhias, kanë planifikuar një tubim në Nju Jork të martën para mesditës, ndoshta përpara se zoti Trump të dilë para gjykatësit. Zoti Adams ndërmori hapin e pazakontë duke i drejtuar një thirrje ligjvënëses.

“Megjithëse nuk kemi kërcënime specifike, njerëz si Marjorie Taylor Greene, e cila njihet për përhapjen e dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes, ka deklaruar se do të vijë në qytet”, tha zoti Adams. "Ndërsa ndodheni këtu në qytet, duhet që të dëshmoni sjelljen tuaj më të mirë".

Ekipi ligjor i zotit Trump pritet të sfidojë aktakuzën, dhe kanë bërë të ditur se do të përqendrohen në përdorimin e asaj që ata e quajnë një çështje të dobët e ngritur kundër ish-presidentit, në avantazhin e tij.

Zoti Trump pritet të përballet me akuza të shumta për falsifikimin e të dhënave të biznesit, përfshirë të paktën një vepër penale, në aktakuzën e lëshuar nga një juri e madhe në Manhattan javën e kaluar. Hetimet lidhur me pagesat e bëra për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografike Stormy Daniels dhe ish modeles së revistës Playboy Karen McDougal.

Ato thonë se kanë pasur marrëdhënie seksuale me zotin Trump një gjë që ai e ka hedhur poshtë duke mohuar gjithashtu se ka kryer ndonjë veprim të paligjshëm. Ai thotë se çështja ndaj tij është e motivuar politikisht.

Republikanët kryesorë, duke përfshirë disa nga rivalët e mundshëm të zotit Trump brenda partisë për garën presidenciale e kanë denoncuar çështjen kundër tij. Presidenti Joe Biden dhe demokratët kryesorë kanë qëndruar përgjithësisht të heshtur lidhur me rastin. /VOA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI