Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Paratë ruse, Kryemadhi: Po më bëjnë shantazh

Lapsi.al 3 April 2023
Paratë ruse, Kryemadhi: Po më bëjnë shantazh

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shfaq në dy nga emisionet politike të mbrëmjes së të hënës për t’iu përgjigjur akuzave të PS-së se ka përfituar para nga oligarkë rusë. Ajo i ka konsideruar akuzat si falsifikime dhe shantazh ndaj saj.

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Kryemadhi tha se do të depozitojë padi për shpifje dhe shantazh ndaj Top Channel që ka publikuar disa dokumente. Ajo gjithashtu deklaroi se është shantazhuar edhe me mënyra të tjera, duke thënë se fëmija i saj, 17 vjeç, po hetohet nga SPAK për pastrim parash.

“Kanë bërë shantazh puoblik dhe jo publik. Kanë bërë shantazh edhe të fëmijët e mi. Fëmija im 17 vjeç, që hetohet në SPAK për pastrim parash? Gazetarë që vendosin gjoba dhe paguhen me para të inceneratorëve. Po fëmijët tanë që kërcënohen përditë? Fëmijët e mi ja kanë marrë dorën, sepse kanë 30 vjet më nënën dhe babën në këtë punë.

Edhe babain tim në varr ta hetojnë, do ta çoj deri në fund edhe me Top Channel, që sot është kompani offshore, që përfaqësohet nga Edi Rama, Erion VEliaj apo Mirel Mërtiri?", - tha Kryemadhi.

Ajo këmbënguli se dokumentet janë të sajuara nga një kompani izraelite që kohët e fundit është akuzuar se ka shkaktuar skandale politike në vende të ndryshme.

“Të gjitha këto (dokumente) janë shtypur me kompjuter. Shihni ndonjë firmë timen këtu? Të njëjtën gjë që shihni sot, e njëjta gjë ka përdorur Aleksandër Vuçiç ndaj kundërshtarit. Janë falsifikime të bëra nga një kompani izraelite nga Tal Halal. Është person në kërkim nga vendet partnere, sepse ka vendosur regjime autokratike duke përdorur këto falsifikime. Është sulmuar me fake account të bankave.

Ju e dini dashurinë e Ramës me Vuçiç. E dini që kanë përdorur të njëjtën kompani izraelite në zgjedhje? Dua t’ju theksoj se personi në fjalë, është në kërkim në SHBA për destabilitet që ka krijuar, për vendosjen e regjimeve autokratike. Tani kjo gjë nuk më intereson, sepse nuk do të merrem. Do të merren avokatët me televizionin Top Channel. Do të kenë padi penale për shpifje dhe shantazh” – tha Kryemadhi.

Ndërsa më pas në emisionin “Opinion”, Kryemadhi tha se ajpo po akuzohet për shkak se ka denoncuar çështjen e inceneratorëve. Sipas saj së shpejti do vijë një letër-porosi nga përtej oqeanit duke paralajmëruar kryeministrin Edi Rama. Sipas saj bëhet fjalë për çështjen “McGonigal”.

“Shumë shpejt do të trokasë një letër-porosi për Edi Ramën. Sa herë i troket diçka, Rama nxjerr nga këto fatura, siç ishte rasti në shtator i rastit McGonigal, për korruptimin e një zyrtarit të lartë siç është FBI. Ahmetaj mund të jetë i radhës gjoja për inceneratorët për të mbuluar aferën Mcgonigal.

Ky zotëri do shkoj në burg si koka e incenratorëve, jo se nuk është ai është. Ahmetaj mund të arrestohet, bëhet një marrëveshje, se ka frikë se mund të ketë qenë Ahmetaj ai që ka çuar parat të McGonigal. Zero kam marrë informacion nga Ahmetaj për inceneratorët”, - tha Kryemadhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI