Flash

Në mbështetje të ish-liderëve të UÇK në Hagë, marshim në Kosovë

Lapsi.al 2 April 2023
Në mbështetje të ish-liderëve të UÇK në

Ashtu siç ishte parashikuar, ka nisur ‘marshi për drejtësi’, i organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”, në përkrahje të ish-drejtuesve të UÇK-së, që janë në burg në Hagë.

Në kuadër të Marshit për Drejtësi, janë organizuar edhe fjalime të pjesëmarrësve të ndryshëm.

“Nesër, nga ora 14:00, do të mblidhemi të gjithë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të marshuar drejt sheshit “Skënderbeu”. Në kuadër të Marshit për Drejtësi, janë organizuar edhe fjalime të pjesëmarrësve të ndryshëm. Bina është vendosur te sheshi “Skënderbeu”, ku edhe do të mbahen fjalimet”, thuhet në njoftimin për media.

Në mbështetje të këtij marshi ka dalë edhe partia në pushtet- Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo në njoftimin e tyre e kanë përmendur vetëm bashkëpartiakun e tyre, Rexhep Selimin i cili po mbahet në Hagë, pa përfshirë ish-bashkëluftëtarët e Selimit, ish-presidentin Hashim Thaçi, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin.

“Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dali fitimtar edhe në betejën e radhës”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Këtë marsh e kanë përkrahur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ish-kryeministri Isa Mustafa, Bashkësia Islame e Kosovës, ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Të këshilluara

Me 41 kg heroinë, kapet i riu në Tiranë

Policia e Tiranën ka vënë në pranga një 31 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike të llojit hero...

11:21

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI