Flash

Momenti drithërues kur tentohet të rrëmbehet një 12-vjeçar në Australi (VIDEO)

Lapsi.al 2 April 2023
Momenti drithërues kur tentohet të rrëmbehet një

“Daily Mail” ka publikuar pamjet rrëqethëse të momentit kur një djalë 12-vjeçar tërhiqet zvarrë nga shtëpia e tij nga një burrë i maskuar pak minuta pasi dyshohet se vëllai i tij u rrëmbye në Australi. Pamjet e kamerave të sigurisë në një shtëpi në Padbury Street në Moora, në Australi Perëndimore tregojnë momentet e ngjarjes së shënuar rreth orës 4 të mëngjesit të së premtes.

Një burrë i maskuar dhe që mbante një paruke ka hyrë në një shtëpi dhe më pas ka dalë me Fabianon 12-vjeçar të zbathur. Autori dyshohet të jetë 34-vjeçari Jonathon Richard Anthony. I mituri e shtyu dhe vrapoi përsëri në shtëpi ku i rrëfeu Brayden Pitkethly, një miku të familjes që jetonte aty se çfarë kishte ndodhur.

“(Fabiano) ishte i frikësuar dhe dridhej”, - tha Pitkethly për mediat. Aty u kuptua se vëllai 8-vjeçar i Fabianos, James, ishte zhdukur pasi dyshohet se ishte rrëmbyer disa çaste më parë. "Unë vrapova përpara dhe poshtë rrugës (por) nuk mund të shihja askënd. Kështu që u hodha në makinë dhe kërkova nëpër qytet derisa policia arriti në shtëpi” - tha Pitkethly.

Policia iu bashkua kërkimit të djalit 8-vjeçar. James ishte zhdukur për gati 3 orë derisa Pitkethly dhe Fabiano e dëgjuan atë duke bërtitur: "Jam këtu" në një shtëpi aty pranë. Anthony, autori i rrëmbimit u arrestua. Inspektorja e policisë Kareene Santoro tha se veprimet e Fabianos çuan në zgjidhjen e shpejtë të “incidentit mjaft traumatik”.

“Guximi dhe trimëria e tij për të dalë nga ajo situatë ishte e jashtëzakonshme. Të shkosh dhe të lajmërosh një të rritur menjëherë për atë që kishte ndodhur ishte një punë vërtet e mirë prej tij," - tha inspektorja Santoro. Të dy fëmijët u dërguan në spital për një kontroll rutinë mjekësor. Babai i dy djemve Steven Uzice ka treguar për mediat momentin kur u ribashkua me djemtë e tij.

"Shkova direkt në stacionin e policisë... dhe thashë: "Babi është këtu, askush nuk mund të të lëndojë tani," - tha ai. Ai ishte në punë në Perth, 2 orë larg, kur i morën djemtë. "Unë po shoh djalin tim dhe se si ai luftoi me autorin. Jam shumë krenar për atë që ai bëri” - tha Uzice për Fabianon.

Ndaj Anthony rëndojnë tashmë akuzat për ndalimin e një fëmije nën 16 vjeç, dy akuza për vjedhje të rëndë, heqje lirie, maskim për të kryer një vepër penale dhe dëmtim penal. Ai u përball me Gjykatën në Northbridge të shtunën. Ai nuk aplikoi për lirim me kusht në seancë dhe nuk foli kur iu lexuan akuzat. Anthony do të mbahet në paraburgim deri në datën e tij të ardhshme gjyqësore në maj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI