Flash

Del VIDEO/ Si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para sherrit në Kavajë

Lapsi.al 31 March 2023
Del VIDEO/ Si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para sherrit

Janë publikuar pamjet filmike, ku shfaqen Sali Rexha dhe Armand Gosa duke debatuar me njëri-tjetrin përpara se të vriteshin në zemër të Kavajës, njëri me plumba pistolete e tjetri me goditje thike mbrëmjen e 29 marsit. Sikurse shihet qartë nga pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga gazetarja Klodiana Lala, Sali Rexha që më herët ka pasur emrin Altin, po ecte me fëmijën për dore kur pranë tij kalon me biçikletë, Armand Alias Edmond Gosa.

Sapo shohin njëri-tjetrin, ata ndalohen dhe fillojnë të debatojnë. Siç rezulton nga pamjet, qytetarë të rastit ndërhyjnë për t’i ndarë, por pavarësisht kësaj, Sali Rexha nxjerr nga brezi armën pistoletë dhe e mbush.

Debati mes tyre sa vjen e bëhet më i ashpër. Megjithatë pas shumë përpjekjesh qytetarët arrijnë t’i ndajnë nga njëri-tjetri dhe të dy në pamje të parë vijojnë rrugën e tyre. Por nuk ndodh kështu. Referuar dosjes hetimore, rezulton se Edmond Gosa e ka ndjekur më pas me biçikletë Rexhën. Ndonëse minutat kalonin nuk duket asnjë shenjë e uniformave blu.

Sipas dinamikës, të dy ritakohen dhe është Sali Rexha që qëllon mbi Gosën, teksa është rrezikuar edhe jeta e fëmijës së mitur. Gosa u plagos me 4 plumba. Për shkak se ishte trup me fizik të fortë, edhe pse i plagosur, ai nxori thikën dhe godet 11 herë Sali Rexhën. Megjitatë, të dy ndërruan jetë.

Por a mund të parandalohej kjo ngjarje? Gjasat janë që po nëse policia e drejtuar nga Gazmend Demrozi, do të kishte kryer detyrën si duhet, duke kontrolluar elementët kriminale që lëvizin me armë në mes të qytetit, siç edhe në rastin konkret, kur Sali Rexha shëtit në mes të qytetit me pistoletë, ndërsa Armand Gosa me thikë.

Të dy ishin jo vetëm eksponentë të njohur, por edhe konflikte te ashpra me njëri-tjetrin dhe ishin jashtë vëmendjes së uniformave blu, që në fakt do duhet të mbajnë nën vëzhgim elementët kriminale dhe të parandalojë ngjarjet kriminale. /Marrë nga BW

Të këshilluara

Fier, makina përplas 12-vjeçarin

Një aksident rrugor ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në Fier. Një automjet me drejtues shtetasin V.V., ka përplasur një 12-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë. S...

19:35

Tërmet në Greqi

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar pak më parë në jug të Greqisë. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 5 ballë, teksa deri më tani nuk ka raportim...

19:32

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI