Flash

BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore

Lapsi.al 31 March 2023
BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave në nëntor të vitit të kaluar, nuk ka afate kohore apo afat skadimi, ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. Në një përgjigje me shkrim për media, Stano ka përsëritur se i dërguari i BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, i ka ftuar kryenegociatorët për një takim në Bruksel më 4 prill.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë në Bruksel, në takimin e 4 prillit do të diskutohet edhe për çështjen e targave. Ai ka thënë se në takim do të diskutohen të gjitha detajet e lidhura me zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, për të cilën palët kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel.

“Ndërkohë, BE-ja pret që të dyja palët të vazhdojnë të kontribuojnë në atmosferën për normalizim, pajtim dhe zbatim të shpejtë të obligimeve. Po ashtu, palët janë zotuar që të përmbahen nga veprimet që do të shkonin në drejtim të kundërt”, ka thënë zëdhënësi i BE-së më 31 mars.

Më 23 nëntor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për të tejkaluar krizën rreth targave të makinave. Deri atëherë, Kosova pati insistuar në riregjistrimin e të gjitha makinave me targave serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Mirëpo me marrëveshjen e nëntorit, Kosova është zotuar për heqje dorë nga masat ndëshkuese lidhur me targat, derisa Serbia është zotuar se nuk do të lëshojë më targa ilegale. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka treguar se sa makina me targa të tilla janë riregjistruar në RKS. Vlerësohet se në veriun e Kosovës janë rreth 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia./REL

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI