Flash

Skocia turpëroi Spanjën, Luis Enrique shpërthen: “Parazitët e hutat po shijojnë sekondat e tyre të lavdisë”

Lapsi.al 30 March 2023
Skocia turpëroi Spanjën, Luis Enrique shpërthen:
Luis Enrique hoqi disa guralecë nga këpucët e tij gjatë intervistës së tij të gjatë me Cadena Ser. Ish-tekniku i Spanjës sulmoi kundërshtarët e tij dhe shpjegoi planet për të ardhmen. Luis Enrique u largua nga kombëtarja iberike pas eliminimit nga Botërori i Katarit, me penallti ndaj Marokut. Në vend të tij, Federata Iberike thirri ish-trajnerin e U-21 de la Fuente. Aventura e trajnerit të ri nuk nisi në mënyrën më të mirë, duke humbur 2-0 ndaj Skocisë në kualifikuese. Tashmë ish-trajneri i Romës dhe Barcelonës po shijon në maksimum pushimin e tij. Ai ka marrë pjesë në një garë me biçikletë malore dhe vazhdon stërvitjen duke pedaluar. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë të gjatë për Cadena Sur. Një mundësi që tekniku e shfrytëzoi për të sulmuar ata që e kritikuan në të kaluarën e tij te Spanja: “Lehin dhe pastaj kalërojnë, është një shenjë e mirë. Kur je në futbollin profesionist, nuk mund t'i kënaqësh të gjithë. Ose të kontrollosh atë që thuhet për ty. Përkushtohem që të përballem me çdo gjë me intensitet kur jam brenda dhe kur jam jashtë. Nuk më intereson çfarë thonë, vazhdoj të bëj gjërat e mia, me qetësi dhe duke shijuar atë që më pëlqen. Parazitët dhe hutat po shijojnë sekondat e tyre të lavdisë”.

PREMIER LEAGUE NË TË ARDHMEN E ENRIQUE

Luis Enrique nuk e mohon se ka bërë gabime si trajner i Spanjës. Por kjo nuk e dëmton karrierën e tij ndërkombëtare, edhe pse nuk është ende në një pankinë. E as në atë të Brazilit, siç kanë thënë shumë media: “Nuk mendoj se jam profili i duhur. Sot thashethemet janë bërë lajm dhe askush nga Brazili nuk më ka kontaktuar”. Lexo më tej: Letra e gjatë e lamtumirës nga Spanja e Luis Enrique: “Më vjen keq që nuk munda t’ju ndihmoj më shumë” Të ardhmen e tij Luis Enrique e sheh në një klub, me shumë mundësi në Premier League, siç e ka pranuar vetë: “Unë e ndjek futbollin anglez shumë, më shumë se atë spanjoll. Do të doja të punoja atje, por nuk do të shkoj te asnjë ekip. Unë do të shkoja te dikush që ka mundësi të qarta për të bërë gjëra të rëndësishme. Kjo gjë i ngushton opsionet në një numër shumë të vogël. Gjithashtu, ka shumë trajnerë të nivelit të lartë në mbarë botën që duan të trajnojnë atje. Nuk kam asnjë iluzion”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI