Flash

Përdornin lokalet për bixhoz/ Arrestohen dy persona në Cërrik, 5 në kërkim

Lapsi.al 30 March 2023
Përdornin lokalet për bixhoz/ Arrestohen dy persona në

Dy persona janë arrestuar këtë të enjte në Cërrik. Ato janë prangosur pasi kishin përshtatur lokalet e tyre për organizimin e lojërave të fatit. Gjatë kontrollit në ambientet e këtyre lokaleve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 aparate celulare që përdoreshin për lojëra fati (baste sportive) dhe 250 000 lekë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Të dyja lokalet janë bllokuar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për 2 raste të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Loja e fundit". Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit L. K., 37 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, të dy banues në Cërrik. Këta 2 shtetas kishin përshtatur lokalet që administronin, për organizimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit në ambientet e këtyre lokaleve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 aparate celulare që përdoreshin për lojëra fati (baste sportive) dhe 250 000 lekë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.  Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. P., F. D., R. S., F. S. dhe Sh. S. Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, duke vënë baste sportive, në lokalet që administroheshin nga shtetasit e arrestuar.” – njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI