Flash

“Në 8 vite përzutë 30% të shqiptarëve”, Berisha: Ky konsiderohet akt gjenocidi

Lapsi.al 30 March 2023
“Në 8 vite përzutë 30% të shqiptarëve”,

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se për shkak të politikave të kësaj qeverie, 30% e qytetarëve kanë braktisur vendin në tetë vite.

Duke folur në Kuvend, Berisha tha se shtresa e mesme është jetike për shoqërinë për shkak të shërbimeve që i ofron qytetarëve.

“Sot ju kaloni në Parlament një ligj ndëshkues për profesionet e lira, një ligj i cili krijon kushte të kalkulueshme për shpopullimin e Shqipërisë. Krijimi i kushteve të kalkueshme për shpopullim në konventën e Kombeve të Bashkuara konsiderohet si akt gjenocidi. Në 8 vite keni përzënë 30% të shqiptarëve. Tani i jepni goditjen fatale shtresës së mesme, po e shkatërroni këtë shtresë, ekzistenca e së cilës është jetike jo vetëm për sistemin, por edhe për shërbimet që i ofrohen shoqërisë shqiptare”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI