Flash

Covid-19/ 1 viktimë dhe 17 raste të reja në 24 orët e fundit

Lapsi.al 30 March 2023
Covid-19/ 1 viktimë dhe 17 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH në 24 orët e fundit janë regjistruar 17 raste të reja me Covid-19. Një qytetar fatkeqësisht ka humbur jetën.

NJOFTIMI:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid-19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 341 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

8 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Durrës, Pogradec, Cërrik.

Janë 165 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetare 62 vjeç, nga Kruja.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,087 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Mars 2023)

Raste të reja ditore 17

Të shëruar në 24 orë 11

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 341

Testime totale 2,048,583

Raste pozitive 333,855

Raste të shëruara 330,087

Raste Aktive 165

Humbje jete 3,603

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 138

Shkodër. 7

Vlorë 6

Fier 5

Durrës. 3

Elbasan. 2

Korçë. 2

Berat 2.

Lexo më tej: Prodhimi i Brendshëm Bruto gjatë vitit 2022 u rrit me 4.84% 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI