Flash

Papa Francesku shtrohet në spital/ Kishte vështirësi në frymëmarrje

Lapsi.al 29 March 2023
Papa Francesku shtrohet në spital/ Kishte vështirësi në

Papa Francesku është shtruar në spitalin Gemelli të Romës prej pasdites së kësaj të mërkure. Vatikani njoftoi se ai po kryente disa kontrolle të planifikuara më parë. Ansa raporton se ditët e fundit Ati i Shenjtë është ankuar për vështirësi në frymëmarrje.

Zyra e Shtypit e Vatikanit tha se rezultatet e analizave nxorën një infeksion respirator (përjashtohet infektimi me Covid 19). Sipas të njëjtave burime trajtimi do të kërkojë disa ditë terapi mjekësore në spital.

"Papa Françesku është i prekur nga me mesazhet e shumta të marra dhe shpreh mirënjohjen për afërsinë dhe lutjet”, - thuhej në njoftim. Në spital ai po mbahet nën masa të rrepta sigurie. Përveç një interviste që Papa kishte caktuar në Vatikan pasditen e së mërkurës janë anuluar edhe seancat e planifikuara për nesër dhe pasnesër.

Papa Francesku ndodhet në apartamentin e katit të 10-të, të ashtuquajturin "dei Papi", të cilin e përdori edhe për shtrimin 10-ditor pas operacionit në zorrën e trashë më 4 korrik 2021. Të njëjtën dhomë ka përdorur disa herë më parë edhe Papa Gjon Pali II.

Sipas asaj që ANSA raporton nga burime të saj brenda spitalit Papa i ka përfunduar të gjitha analizat. Pasi nuk kishte probleme me zemrën, ai u nënshtrua analizave të frymëmarrjes. Situata, sipas mjekëve, nuk duket të jetë shqetësuese.

Grafia e gjoksit ka dalë negative. Ky element vlerësohet si një lehtësim për gjendjen e 86-vjeçarit. Sipas asaj që mësohet, Papa, ishte shfaqur i buzëqeshur në audiencën e mëngjesit, por u duk paksa i lodhur kur e ngritën nga karrigia me rrota për të shkuar në karrigen papale. Më vonë ai u dërgua me ambulancë në spital. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kris arma në Kavajë, dy të vrarë (Emrat)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Një sherr i ndodhur në një lokal, ka përfunduar me dy të vdekur. Deri më tani bëhet fjalë se një person është vrarë me...

19:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI