Flash

Messi, trigolësh në festën me Kupën e botës: Pleshti kalon barrierën e 100 golave por mbetet pas CR7

Lapsi.al 29 March 2023
Messi, trigolësh në festën me Kupën e botës: Pleshti
Nata e ëndrrave për Lionel Messi. Numri 10 i Argjentinës shënoi një trigolësh në pjesën e parë të miqësores kundër skuadrës modeste të Curaçao. Takimi u luajt për të festuar triumfin e Albiceleste në Kupën e Botës. Falë tre golave, Pleshti kaloi 100 golat në karrierën e tij me fanellën bardhekaltër. Fituesit e Kupës së Botës mundën skuadrën e Karaibeve 7-0 në ndeshjen e tyre të dytë pasi fituan trofeun në Katar në dhjetor. Messi ndjek vetëm dy lojtarë në renditje me më shumë gola të shënuar për ekipet kombëtare në ndeshjet konkurruese. Ata janë Cristiano Ronaldo i Portugalisë, me 122 dhe Ali Daei i Iranit, me 109. Lexo më tej: Plani i çmendur amerikan: pagën ia paguajnë të gjitha klubet e MLS, Messi e zgjedh vetë ekipin Messi hapi rezultatin ndaj Curacaos në minutën e 20' me një goditje me të djathtën nga cepi i zonës, duke arritur shifrën e 100 golave. Nico Gonzalez shtoi një tjetër tre minuta më vonë me një goditje me kokë nga distanca. Messi më pas shënoi golin e tij të 101 për Argjentinën në minutën e 33' me një goditje-kros në të djathtë të portierit. Trigolëshi personal dhe i 102 në karrierë erdhi në minutën e 37'. Dy minuta më parë ai kishte dhënë asistin për golin e Enzo Fernandez. Shënuan edhe juventini Di Maria dhe Nico Gonzalez i Fiorentinës. Për Pleshtin ky ishte trigolëshi i 57-të i karrierës së tij, i nënti me Albiceleste.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI