Flash

Mbrojtësi i Napolit, Kim përfshihet nga polemikat në Kore: "Fjalët e mia u keqkuptuan"

Lapsi.al 29 March 2023
Mbrojtësi i Napolit, Kim përfshihet nga polemikat në Kore:
Kim Min-Jae nuk është vetëm një nga liderët e Napolit, që po fluturon gjithnjë e më shumë drejt titullit, por edhe i Koresë së Jugut. Kombëtarja aziatike e ka në qendër të projektit mbrojtësin, në paraqitjet e saj në arenën ndërkombëtare. Idhull në atdhe, mbrojtësi i të kaltërve përfundoi në qendër të furtunës pas disa fjalëve të thëna. Kim, në fakt, në fund të ndeshjes me kombëtaren e Uruguajit u shpreh: “Jam i lodhur, po mendoj për klubin”. Fraza e artikuluar nga qendërmbrojtësi nuk i ka pëlqyer tifozëve dhe gjithë ambientit. “Më vjen keq, fjalët e mia janë keqinterpretuar”, ka kërkuar ndjesë Kim, më pas, në një postim të gjatë në rrjetet sociale. Shumë polemika, por vetëm për një keqkuptim. Kim, në fakt, në fund të ndeshjes miqësore të humbur 2-1 në Seul kundër Uruguait, tha se ishte i rraskapitur dhe "donte të mendonte vetëm për klubin dhe jo për kombëtaren". Por kuptimi i fjalëve të tij është keqkuptuar nga shtypi. Në fakt, mbrojtësi nuk ka dashur të përçojë mesazhin se ka shpërfillur angazhimin me Korenë e Jugut, përkundrazi.

REAGIMI I KIM

Në Instagram, në një postim të gjatë, ai e ka bërë të qartë: "Më vjen keq, fjalët e mia janë keqinterpretuar. Më vjen keq nëse fjalët e mia kanë lënduar dikë. Unë jam përfaqësues i kësaj kombëtareje dhe kurrë nuk e kam marrë si të mirëqenë. Edhe kur nuk isha në gjendjen time më të mirë fizikisht, ose kur më duhej të përshkoja botën në udhëtim për t'iu përgjigjur një thirrjeje". "U shemba mendërisht dhe pata një shpërthim. Kërkoj sërish falje dhe kërkoj nga tifozët që të na mbështesin gjithmonë", nënvizoi Kim në rrjetet sociale. Poshtë postimit të mbrojtësit, që gjatë javës dribloi zërat e merkatos, ka patur shumë mesazhe solidarieteti nga shokët e kombëtares: "Jemi të gjithë bashkë".
 
View this post on Instagram
 

A post shared by @kiminjae3

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI