Flash

Sherr te Komuna e Parisit, plagoset me thikë 19-vjeçari

Lapsi.al 29 March 2023
Sherr te Komuna e Parisit, plagoset me thikë 19-vjeçari

Një ngjarje tjetër e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë. Policia njoftoi se në rrugën “Komuna e Parisit”, një person, me iniciale A.B. ka qëlluar me thikë një 19-vjeçar të identifikuar si Erius Tuce.

I riu është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën nga plagët e marra. Mësohet se i riu u godit me thikë në shpatull. Policia thotë se falë reagimit në kohë është kapur e vënë në pranga autori. Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T. Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" - thuhet në njofimin e policise. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI