Flash

Çmimet e larta dhe moti i mirë favorizojnë eksportin e zarzavateve dhe frutave

Lapsi.al 29 March 2023
Çmimet e larta dhe moti i mirë favorizojnë eksportin e

Çmimet e larta të ushqimeve kudo në botë duket se kanë nxitur fermerët të prodhojnë me shumë në sezonin e dytë të mbjelljeve. Të ndihmuar edhe nga dimri i ngrohte, fermerët kanë eksportuar sasi më të larta të frutave dhe zarzavateve në dy mujorin e parë të vitit 2023. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në janar-shkurt 2023 eksportet e zarzavateve në sasi u rriten me 10%, ndërsa eksportet e frutave me 25 për qind. Fermerët pohojnë se rritja duhet të ishte edhe më e lartë nëse qeveria do të kishte rritur subvensionet për sektorin e bujqësisë.

Ndryshe nga vitet e tjera prodhimet e serave dolën gati 20 ditë më shpejt duke bërë shitjet e para që në mes të shkurtit. Prodhimet e para iu shiten me çmime të larta. 1 kilogram kastravec për eksport u shit me 120 lekë, një vlerë e lartë në raport me vitet e tjera. Fermerët në zonat me bujqësi intensive në sera, Fier dhe Berat pohojnë se këtë vit çmimet ishin më të larta se vitet e kaluara, duke nxitur serish interesin për të kultivuar në sera. Fermerët pohojnë se, janë rritur edhe kostot gjithashtu. Ata vijojnë të blejnë me çmime të larta shume prej lendeve të para. Çmimi i të cilave ka pësuar rënie të dukshme të tregjet ndërkombëtare, të tilla si ureja.

Për shkak të investimeve në zinxhirët e eksportit, prodhimet në sera po marrin formën e bizneseve të organizuara. Eksportet e zarzavateve ishin 3.4 herë me larta se importet në vitin 2021. Ky raport u përkeqësua në krahasim me vitin 2021. Atëherë eksportet e zarzavateve ishin 4 herë më të larta se importet. Sakaq tregu vendas aktualisht po shfaq problematika në furnizimet vendase me qepë. Fermerët fokusuan mbjelljet vitin e kaluar tek kultivarët me çmime të lartë, duke zgjeruar sipërfaqet e kultivuara me drithëra.

Zhvillime pozitive ka edhe në prodhimin dhe eksportin e frutave. Deri në vitin 2020 vendi ishte deficitar në tregtinë më jashtë të frutave. Importet ishin më të larta se eksportet. Pas vitit 2020 raportet kanë ndryshuar. Në vitin 2022 sasia e frutave të eksportuara ishte 30% më e lartë se sasia e importeve. Ndër produktet kryesore të eksportuara janë perimet e serrave, domatja, kastraveci, speci, lakra, qepa, preshi etj. Ndërsa gjeografia e eksporteve “Made in Albania” është shtrirë në mbi 75 shtete të botës.

Një nga sfidat me të cilat përballet bujqësia shqiptare në sektorin e eksportit është mbështetja e ulët e qeverisë, mungesa e tregjeve me vlerë të lartë dhe copëzimi i madhe i tokës./ Monitor

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI