Flash

Breshëri dëmton prodhimet, kultivuesit e pjeshkave në Lushnje kanë pësuar dëme të mëdha (VIDEO)

Lapsi.al 28 March 2023
Breshëri dëmton prodhimet, kultivuesit e pjeshkave në Lushnje

Thuajse çdo kokërr është dëmtuar. Breshëri i të hënës ka prekur dhjetëra hektarë me pjeshkë që kultivohen në Fier Shegan të Lushnjes.

Është një varietet që piqet shpejt e fermerët e vjelin në fillim të muajt maj.

Këtë vit nuk presin të marrin as lekët që kanë shpenzuar.

"Na ka dëmtuar gati 70% të prodhimit. Na çon në zero. Kam punuar dhe me kredi."

Stuhitë e breshërit janë të shpeshta në këtë zonë por dëmshpërblime nuk kanë marrë kurrë.

Kërkojnë nga qeveria që bujqësinë ta ketë prioritet.

"Kërkojmë ndihmë nga shteti. Na ka dëmtuar shumë breshëri dje."

"Naftën ta heq fare, të na mbulojë pak me këto. Kërkojnë dhe taksa për tokën ndërkohë që nuk mbulojnë asgjë."

Shtrenjtimi i çmimeve të naftës e plehrave kimikë si dhe mungesa e mbështetjes po i detyrojnë të mendojnë largimin.

"Duam nga shteti të na ndihmojmë.Nëse nuk na ndihmon i bie të ngremë duart lart, të marrim kredi të tjera ose të ikim jashtë."

Në Fier Shegan të Lushnjes llogariten të jenë mbi 150 hektarë me pjeshkë. Një pjesë të prodhimit fermerët e eksportojnë jashtë vendit./Ora News

https://www.youtube.com/watch?v=NF8IPAES0Is

Të këshilluara

Hidhet nga kati i pestë 62-vjeçarja nga Vlora

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë në rrugën “Qeriba Derri”. Një 62-vjeçare dyshohet se është vetë hedhur nga kati i pestë i banesës ku jetonte. 62-vjeçarj...

08:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI