Flash

"Askush nga Shqipëria nuk më ka telefonuar për ecurinë e hetimeve! Dua drejtësi", flet mamaja e vajzës nga Kenia

Lapsi.al 28 March 2023
"Askush nga Shqipëria nuk më ka telefonuar për ecurinë

''Dua drejtësi për Joy-n''. Këto fjalë janë ngulur thellë në mendjen e nënës së të resë keniane e cila vdiq në rrethana misterioze teksa ishte duke punuar në një kazino në Shqipëri.

Në një intervistë në Report Tv, Ruth Abongo tregon se ndonëse kanë kaluar rreth 3 muaj nga momenti kur ajo ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë për jetën, nuk ka marrë asnjë informacion nga autoritetet shqiptare mbi ecurinë e hetimeve. E vetmja gjë që i është thënë, është se “policia po vepron”.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Çkemi Ruth?!

Ruth Abongo: Çkemi?!

Gazetari: Si je?

Ruth Abongo: Jam mirë!

Gazetari: Si është e gjithë familja pas vdekjes së Joy-t? E keni marrë veten?

Ruth Abongo: Po, jemi më mirë!

Gazetari: Më vjen mirë që e dëgjoj. Të telefonova sepse është e rëndësishme për investigimin. Ti na dërgove një video në spital në Kenia dhe the se Joy ishte mirë, po përmirësohej, çfarë ndodhi relisht?

Ruth Abongo: Kishte dëmtim në tru, ajo ka qenë shumë sëmurë, ti e di këtë…

Gazetari: Pas vdekjes së Joy-t a ke folur në telefon me shoqet e saj, Joy Brenda ose Emily-n?

Ruth Abongo: Nuk kam folur kurrë me Emily-n, nuk më ka kontaktuar, Joy Brenda më shprehu ngushëllimet, më telefonoi kur Joy vdiq

Gazetari: Pas vdekjes së Joy-t ke marrë telefonata nga Shqipëria, apo jo?

Ruth Abongo: Jo!

Gazetari: Lidhur me investigimet, asnjë telefonatë?

Ruth Abongo: Jo, nuk më kanë telefonuar kurrë!

Gazetari: Po ambsadorët kenianë që erdhën të vizituan në spital?

Ruth Abongo: Nuk kam folur me ta

Gazetari: Çfarë mendon, do vazhdosh të luftosh dhe të vazhdosh betejën për drejtësi për vajzën tënde?

Ruth Abongo: Unë dua drejtësi për Joy-n!

Gazetari: Do që të mësosh kush e bëri këtë?

Ruth Abongo: Po

Gazetari: Në lidhje me çfarë ndodhi, ke mësuar ndonjë gjë të re?

Ruth Abongo: Më kanë thënë që policia po vepron…

Gazetari: A të kanë kontaktuar menaxherët e kazinosë?

Ruth Abongo: Jo!

Gazetari: Ke një mesazh për institucionet, për njerëzit, për këdo që ka informacion për këtë çështje?

Ruth Abongo: Jo, asgjë!

Gazetari: Për sa kohë ti dëshiron të vazhdosh të lufosh për drejtësi…

Ruth Abongo: Jo, vetëm kam folur me avokatin e Joy-t

Gazetari: Çfarë ju ka thënë

Ruth Abongo: Kur të jem gati do jua dërgoj...

DeriDeri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve. Dyshohet se 22 vjeçarja është hedhur nga ballkoni i dhomës së pallatit ku qëndronte, dhe denoncimin në polici e bëri nga një prej shoqeve, Emily. E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital. më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve. Dyshohet se 22 vjeçarja është hedhur nga ballkoni i dhomës së pallatit ku qëndronte, dhe denoncimin në polici e bëri nga një prej shoqeve, Emily. E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI