Flash

Ambasadori britanik: Pas Berishës do ketë të tjerë “non grata”

Lapsi.al 28 March 2023
Ambasadori britanik: Pas Berishës do ketë të tjerë

Ambasadori britanik Alastair King-Smith ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se në Shqipëri do të ketë persona të tjerë që do të shpallen “non-grata”. I pyetur për ish-kryeministrin Sali Berisha, diplomati britanik në Tiranë tha se kjo ka qenë veç vala e parë.

“Ashtu siç e përmenda me pare, ne do te shohim se çfare veprimesh te tjera do te ndërmarrim si ne Shqiperi dhe ne rajon, edhe ne rang global sepse ne mendojmë se llogaridhënia është e rëndësishme dhe nese mundemi te kemi një shtresëzim te llogaridhënies ne shkalle ndërkombëtare. Mbretëria e Bashkuar ashtu si edhe vende te tjera do te ndërmarrë hapa per konfiskimin e pasurive dhe presim vendimet e ketij viti.

Nuk ka rendësi se çfarë pune apo roli dikush ka. Nëse janë te lidhur me krimin dhe korrupsionin, politikane, biznesmenë apo te tjerë ata mund te specifikohen.

Është shumë e qartë se këto vendime merren në nivelet më të lartë të qeverisë shqiptare, nga ministri i Brendshëm dhe ministri i Jashtëm, dhe nuk ndikohen nga asnjë individ. Por çfarë është e qartë, është se ne do vazhdojmë të përballemi dhe për t’u treguar atyre që janë të përfshirë në korrupsion, nuk janë të mirëpritur në Britani” – tha ambasadori në një intervistë për Euronews Albania. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI