Flash

Alibeaj: Pazari Berisha-Meta mban peng demokratët

Lapsi.al 28 March 2023
Alibeaj: Pazari Berisha-Meta mban peng demokratët

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj foli për zgjedhjet e lokale që do të mbahen më 14 maj.

Alibeaj tha se demokratëve do u kërkohet të votojnë për pazarin Berisha-Meta’, referuar koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Këtë, Alibeaj e quan pengmarrje të demokratëve.

"Çfarëdo emri të përdorin, nuk do ja fshehin dot demokrateve dhe shqiptareve qe pazari mes Ilir Metës dhe Sali Berishës është mënyra për te mbajtur peng demokratet dhe për ti detyruar që dhe njëherë tjetër të votojnë për një parti te majte qe përmes pazareve solli Edi Ramen ne pushtet”, tha Aliebaj.

Alibeaj theksoi se Belind Këlliçi e ka pasur mundësinë që të përfaqësohej nën siglën e PD, por nuk e bëri.

"Për sa i përket Tiranës me duhet te them dhe njëherë se Belind Këlliçi e ka pasur mundësinë të përfaqësohej me siglën e PD. Pavarësisht asaj qe mendoj unë personalisht, asnjë inat apo preference personale, asnjë mllef apo akuze e padrejte ndaj meje nuk me ka penguar te ngrihem mbi to dhe te zgjas dorën e bashkëpunimit për një demokrat. Por mesa duket interesat meskine te zgjatimeve te politikes se vjetër vazhdojnë me lojërat dhe pazaret duke i kërkuar demokrateve qe ne 14 maj te votojnë për listën e LSI-se. E pate besoj sesi nen logon e kësaj partie do te jete dhe Belind Këlliçi dhe një liste qe demokrateve do tu shitet si bashkëpunim apo aleance." - u shpreh Alibeaj.

Alibeaj bëri edhe kritika për situatën e PD-së, për të cilën është bashkëautor.

"Është e qarte qe PD është e përçare dhe situata e vitit te fundit vetëm se ka ndihmuar ne ndarjen e mëtejshme te demokrateve. Duke nisur nga manovrat e Edi Ramës për ta stërzgjatur procesin e gjyqit e deri tek gjuha tribale dhe banale e Sali Berishës ndaj pjesës së PD qe mendon ndryshe nga ai.

Është e qartë për te gjithë që çdo dege e Partisë Demokratike duke përfshirë edhe selinë kryesore është zaptuar nga Berisha dhe njerëzit e tij dhe kjo ka pasur efektin e vete ne organizimin normal te një partie qe po përgatitet të hyjë ne zgjedhje. " - u shpreh Alibeaj.

Së fundmi, sipas kryetarit të komanduar tashmë kryetar ligjor të PD-së, ai nuk është bashkëpunëtor i Edi Ramës.

“Kam zgjedhur që mos t’i përgjigjem shpifjeve të pabaza të atyre që në këto 30 vite janë puthur dhe pështyrë me çdo politikan të partisë së vet apo kundërshtar politik. Kam zgjedhur gjithashtu të jem etik dhe mos të përdor kurrë banalitete apo epitete të shëmtuara as për kundërshtarët politikë. Kjo është mënyra që kam zgjedhur sepse përveç akuzave të pabazë deri më sot, nuk kam parë apo lexuar një fakt që të vërtetojë se kam bashkëpunuar me Edi Ramën apo dikë tjetër nga Rilindja. Kam zgjedhur të jem transparent dhe i hapur në vend të makinacioneve të fshehta dhe pazareve që janë kaq të dukshme në arkivën e politikës shqiptare”, tha Alibeaj.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Hidhet nga kati i pestë 62-vjeçarja nga Vlora

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë në rrugën “Qeriba Derri”. Një 62-vjeçare dyshohet se është vetë hedhur nga kati i pestë i banesës ku jetonte. 62-vjeçarj...

08:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI