Flash

Alibeaj “humbet” edhe Vorën, kandidati i PD nuk arrin të regjistrohet në KZAZ

Lapsi.al 28 March 2023
Alibeaj “humbet” edhe Vorën, kandidati i PD nuk arrin të

Mbrëmjen e djeshme ka qenë afati përfundimtar i regjistrimit të kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kandidati i PD së drejtuar nga kryetari i komanduar nga Enkelejd Alibeaj, Ibrahim Bruka, nuk ka nuk ka mundur të regjistrohet.

Olti Kurti kryetari i KZAZ në Vorë, ka deklaruar se mbrëmjen e djeshme është kryer vetëm regjistrimi i kandidatit të Partisë Socialiste dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Deri mbrëmë në orën 24:00 kur ka qenë afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve, janë paraqitur vetëm kandidati i PS edhe koalicionit “Bashkë fitojmë””, tha ai.

Ndërkohë vetë zoti Bruka i kontaktuar nga BalkanWeb, ka sqaruar arsyet që nuk e kanë penguar të regjistrohet.

“Për shkak të një arsyeje familjare nuk kam mundur të regjistrohem dje, por do komunikoj me KQZ për tu regjistruar sot”, ka deklaruar ai.

Në përfundim të afatit ligjor për regjistrimin e kandidatëve, në KZAZ janë regjistruar vetëm kandidati Indrit Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Blerim Shera, kryebashkiaku aktual i dalë nga listat e PS.

Të këshilluara

Hidhet nga kati i pestë 62-vjeçarja nga Vlora

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë në rrugën “Qeriba Derri”. Një 62-vjeçare dyshohet se është vetë hedhur nga kati i pestë i banesës ku jetonte. 62-vjeçarj...

08:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI