Flash

Tjetër sulm me armë në shkollat e SHBA, vriten 3 fëmijë dhe 3 të rritur

Lapsi.al 27 March 2023
Tjetër sulm me armë në shkollat e SHBA, vriten 3 fëmijë

Tre fëmijë e tre të rritur kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi me armë zjarri të hënën, në një shkollë private të krishterë, në Nashville të shtetit Tenesi. Autoritetet thanë se policia vrau në vendngjarje autoren e dyshuar për sulmin, një grua 28 vjeç. Fillimisht policia tha se autorja e sulmit ishte një vajzë adoleshente.

Policia tha se po punon për identifikimin e saj dhe nëse ka patur ndonjë lidhje me shkollën. Autorja e dyshuar për sulmin kishte me vete të paktën dy pushkë gjysmë automatike dhe një pistoletë tha zëdhënësi i policisë së Neshvillit Don Aaron.

"Për momentin nuk e dimë identitetin e saj", - shtoi zoti Aaron. Zyrtarët thanë se të tre fëmijët kishin plagë të shkaktuara me armë zjarri dhe se ata u shpallën të vdekur pas mbërritjes në spitalin e Fëmijëve ‘Monroe Carell Jr’.

Nuk dihet ende numri i personave të plagosur. Por më herët departamenti i Zjarrfikësve të Neshvillit, shkruante në Twitter, se bëhej fjalë për të 'plagosur të shumtë'. Sulmi ndodhi në shkollën ‘The Covenant’, një shkollë presbiteriane me rreth 200 nxënës, nga sistemi parashkollor deri në klasë të gjashtë. /VOA

Të këshilluara

Covid/ 6 raste të reja, një jetë e humbur

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19 në vend. Një 82-vjeçar nga Korça ka humbur jetën, ndërsa 6 qytetarë të tjerë k...

19:01

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI