Flash

Sulmi ndaj Top Channel, Artan Hoxha: Roja u qëllua nga një plumb i devijuar, eci 7-8 metra dhe u rrëzua

Lapsi.al 27 March 2023
Sulmi ndaj Top Channel, Artan Hoxha: Roja u qëllua nga një plumb i

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha është shprehur se roja që humbi jetën në ngjarjen e rëndë të regjistruar mesnatën e kaluar nga sulmin ndaj Top Channel është goditur nga një plumb rikoshet.

Hoxha ka zbardhur dinamikën duke thënë se një nga predhat e kallashnikovit ka devijuar nga kangjellat dhe ka depërtuar aluminin e kabinës ku ai qëndronte.

"Një nga predhat e kallashnikovit ka devijuar nga kangjellat dhe ka depërtuar aluminin e kabinës ku ai qëndronte. Viktima ka tentuar që të hapë derën, ndoshta për të shkuar tek troja tjetër. Por nuk ka ecur dot më tej se 7-8 metra dhe ka ndërruar jetë në vend.

Autorët nuk kanë pasur ndonjë problem individual, secili nga ju mbaron punën dhe del në rrugë. Mesazhi që ka ardhur mbrëmë ka një domethënie tjetër. Sot duhet të ishin përdorur edhe rrugët e pandershme për të zbardhur ngjarjen. DEA bëri aleancë me Calin për të goditur Escobarin. Sepse është emergjente zbulimi i autorëve dhe sidomos zbulimi i organizatorëve. Nuk është një ngjarje që realizohet aty për aty. Duket se është një ngjarje e mirëmenduar e organizuar. Kemi të bëjmë me urdhërues dhe financues."

Të këshilluara

Covid/ 6 raste të reja, një jetë e humbur

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19 në vend. Një 82-vjeçar nga Korça ka humbur jetën, ndërsa 6 qytetarë të tjerë k...

19:01

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI