Flash

Rama përplaset me Klodiana Lalën në TCH: Nuk kam sulmuar asnjë media

Lapsi.al 27 March 2023
Rama përplaset me Klodiana Lalën në TCH: Nuk kam sulmuar

Kryeministri Edi Rama është gjendur një pozitë të vështirë gjatë një lidhjeje direkte nga zyra e tij për emisionin “Top Story” të Grida Dumës në Top Channel. Në studio po diskutohej sulmi me armë ndaj këtij televizioni. Ka qenë gazetarja e News 24, Klodiana Lala që e ka vënë Ramën në “cep të ringut” duke i kujtuar sulmet e tij ndaj mediave duke konsideruar ato si “kazanë”, gazetarët që ka çuar për "riedukim", mediave të tjera u është vënë tritoli ndërsa për kriminelët ka thënë vetëm “kokat hënshin”.

“A ka marrë krah krimi nga arroganca juaj dhe e pushtetit tuaj duke goditur tani mediat” – e pyeti disa herë Klodiana Lala. Por Rama u përpoq të shmangë përgjigjen e drejtpërdrejtë duke u ankuarës nuk po e linin të fliste.

“Mëkati më i madh i medias është dezinformimi. Nuk kam ndërmend të bëj asnjë polemikë as me ju as me ndonjë tjetër. Unë jam i neveritur me këtë gjuhë. Mos më ndërprisni. Kjo është jeta e neveritshme që unë po bërtas. Juve dezinformuat.

Në parashtrimin e parë zonja Lala iu referua disa gjërave që nuk janë të pavërteta. Kush ka përdorur tritol ndaj medias? Kjo është jeta e neveritshme që ju më ndërprisni dhe unë nuk flas. Është skandaloze dhe paimagjinueshme jo vetëm për një kryeministër, por për çdokënd që nuk lejohet të flasë.

Unë kazanin e kam përdorur përpara se të fitoja zgjedhjet e 2017-ës. Unë kam përdorur shprehjen e riedukimit për 2 gazetarë të paedukatë. Meqë Klodiana përmend tritoli, mediat janë një gjë dhe biznest pas mediave janë një gjë tjetër. Pronarët që kanë biznese duhet të zbatojnë ligjet sepse do të gjobiten” – tha Rama.

VIDEO E PERBALLJES RAMA - LALA

Pavarësisht të gjitha raporteve të organizatave ndërkombëtare që lirinë e mediat e kanë konsideruar si më të rëndën në vend, Rama e sheh situatën rozë.

“Liria e medias në Shqipëri nuk ka qenë kurrë në situatën që është sot në aspektin pozitiv, kurrë më parë media nuk ka pasur lirinë të thotë çfarë të dojë e të shprehë çdo këndvështrim madje në një aspekt të abuzojë me lirinë e saj në tërësi. Këtu kam parasysh të gjithë mekanizmin në Shqipëri që sot është në një fushë tërësisht të lirë në çdo pikëpamje” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Covid/ 6 raste të reja, një jetë e humbur

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19 në vend. Një 82-vjeçar nga Korça ka humbur jetën, ndërsa 6 qytetarë të tjerë k...

19:01

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI