Flash

Aksidenti në Ishull Lezhë, shoferi kërcënoi bashkëmoshatarin me armë

Lapsi.al 27 March 2023
Aksidenti në Ishull Lezhë, shoferi kërcënoi

Një ngjarje e rëndë, e raportuar fillimisht si aksident, është zbardhur në Lezhë. Mësohet se një i ri 23-vjeçar, në bashkëpunim me dy miq të tij, ka kanosur me armë një bashkëmoshata. Mësohet se 23-vjeçari A.F., bashkë me 2 shokë, kanë kërcënuar një person poshtë mbikalimit të Ishull Lezhës. Pas kësaj ngjarje të rëndë, motivet e të cilës nuk dihen ende, të rinjtë janë larguar me nxitim.

Gjatë largimit të shpejtësi, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit A. F., K. Gj. dhe D. D., është përplasur në mbikalimin e Ishull Lezhës, me automjetin me drejtues shtetasin M. K. Nga veprimet e para, ky rast është trajtuar fillimisht si aksident rrugor, por si rezultat i informacioneve të grumbulluara në vendngjarje, janë thelluar hetimet dhe si rezultat i tyre, është zbardhur dinamika e këtij rasti.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI