Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Rrëfimi i disidentes ruse që i shpëtoi helmimit: Mos më varrosni para kohe

Lapsi.al 26 March 2023
Rrëfimi i disidentes ruse që i shpëtoi helmimit: Mos më

Elvira Vikhareva thotë se nuk e do ta lërë Rusinë e saj. Disidentja ruse është e vetëdijshme për rrezikun që ka sipas saj “në një vend të udhëhequr nga vrasës dhe frikacakë”. Thotë se nuk ka ndërmend të frikësohet. Rrëfimin e ka bërë pa filtra në një postim shumë të gjatë në Facebook. Ajo i mbijetoi një helmimi të fortë përpara disa kohësh.

“Mos më varrosni para kohe. Vdekja nuk është absolutisht në planet e mia", - kështu nis rrëfimi i disidentes rusë që pak muaj më parë u helmua me kripëra metalesh të rënda. Në analizat e saj të gjakut u gjet prania e dikromatit të kaliumit, një substancë shumë toksike dhe kancerogjene.

Në mesazhin e saj, Vikhareva shpjegon se ka heshtur për gjendjen e saj për shkak të "frikës së arsyeshme dhe të justifikuar për sigurinë e jetës së saj dhe atyre që ka pranë sot". Megjithatë ajo u kërkon ndjekësve që e duan, të respektojnë zgjedhjet e saj. "Ju lutem mos më bëni heroinë apo viktimë të regjimit. Unë si shumë të tjerë kam zgjedhur prej kohësh rrugën time dhe ajo është e shtruar me mina”.

Politikania e opozitës ruse u drejtohet drejtpërdrejt edhe atyre që e kanë helmuar: “Mos shpresoni. Nuk do të heq dorë nga qëndrimi im. Nuk do të fshihem në një qoshe duke pritur simpati dhe nuk do ta mbyll gojën”.

Ajo falënderon ata që kujdesen për të: "Jam e tronditur nga mbështetja dhe gatishmëria për të më ndihmuar. Faleminderit të gjithëve". Në të njëjtën kohë ajo fton ata që janë disidentë të rezistojnë dhe të mos kenë frikë: "Duhet të harrojmë frazat toksike që shumë e përsërisin: "Nuk varet nga unë".

Në fund, e reja 32-vjeçare i bën thirrje kujtdo që do të lexojë fjalët e saj: “Vendi drejtohet nga vrasës dhe frikacakë. Tani e di më mirë se kushdo tjetër, në lëkurën time. Fuqia e tyre bazohet në despotizëm dhe frikë. Duhet të jemi të fortë përballë armikut."

Kush është Elvira Vikhareva

Me origjinë nga Irkutsk i Siberisë, Vikhareva punoi për një kohë në TV dhe u diplomua për gazetari. Më pas erdhi angazhimi politik, të cilit ajo i ishte bashkuar ende pa mbushur të 20-at gjatë protestave kundër manipulimeve elektorale të vitit 2011.

Russia, chi è Elvira Vikhareva: l'oppositrice avvelenata con metalli  pesanti | Sky TG24

Në 2019 ajo ishte sërish në rrugë duke protestuar kundër përjashtimit të dhjetëra kandidatëve nga zgjedhjet. Edhe vetë ajo pësoi të njëjtin fat në vitin 2022, kur siç shkruan faqja e saj të internetit, ajo synonte të kandidonte për këshillin e qytetit në rrethin e saj të Moskës.

Por një gjykatë e pengoi ta bënte këtë, duke i nxjerrë si justifikim disa parregullsi në dokumentet e saj të regjistrimit. Një vit më parë, ajo u përpoq të futej në Dumën ruse të Shtetit, por humbi, sipas rezultateve të votimit elektronik, kundër prezantuesit televiziv dhe kandidatit të partisë “Rusia e Bashkuar”, Timofey Bazhenov.

Në një intervistë për “Le Monde” disa muaj më parë, ajo tha se nuk kishte të drejtë të gjykonte politikanët rusë që po largoheshin nga frika për jetën e tyre. Për të, megjithatë, është ndryshe. Ajo thotë se i dinte rreziqet, "nga burgimi në helmim", por ndjen se kishte një përgjegjësi morale për të qëndruar. Veçanërisht tani. ©LAPSI.al

Chi è Elvira Vikhareva, oppositrice russa «avvelenata da sali di metalli  pesanti»

Elvira Vikhareva avvelenata da Putin: "Non starò zitta"

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI