Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Kurti tregon çfarë bisedoi me krerët e shtetit në Tiranë

Lapsi.al 26 March 2023
Kurti tregon çfarë bisedoi me krerët e shtetit në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar vizitë pune në Tiranë ku është takuar me krerët e shtetit shqiptar dhe përfaqësues të opozitës. Pas këtyre takimeve, ai iu ka thënë gazetarëve se politikanëve shqiptarë iu ka treguar hollësi rreth marrëveshjes së Ohrit.

“Jam takuar sot me krerët e institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Vizitë pune në Tiranë, e fillova me presidentin Bajram Begaj, për të vazhduar me kryetaren e Kuvendit të Republikës, zonjën Lindita Nikolla. Pastaj një drekë pune me kryeministrin Edi Rama dhe ish-presidentin Meta.

Gjatë këtyre takimeve unë theksova dy gjëra kryesore. E para është suksesi dhe progresi demokratik e ekonomik i Kosovës në këto 2 vite të qeverisjes sonë, që është një progres i pashembullt në Kosovën e pavarur.

Në anën tjetër, i informova për detajet e përmbajtjes së marrëveshjeve që kemi realizuar së pari në Bruksel dhe më pas edhe aneksin e zbatimit në Ohër për normalizmin e marrëdhënieve me Kosovës dhe Serbisë.

Dëshirova që t’i njoftoj për së afërmi dhe në hollësi me procesin e dialogut, por gjithashtu me elementët përbërës të marrëveshjes që tashmë duhet të realizohet”, - ka deklaruar Kurti.

Vizita e Kurtit në Tiranë vjen një javë pasi në Ohër arriti dakordim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për zbatimin e planit evropian. Edhe pse në atë marrëveshje nuk pati firma, megjithatë përfaqësuesi i lartë i BE për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Joseph Borrel tha pas takimit se kjo ishte “një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI