Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Berisha në Kurbin: Kandidatët e PS-së janë të gjithë klonime të Edi Ramës

Lapsi.al 25 March 2023
Berisha në Kurbin: Kandidatët e PS-së janë të

Kryetari i PD, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin për bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhinë.

Në fjalën e tij, Berisha është shprehur se mirënjohja ime dhe e PD-së është e pakufishme për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i keni dhënë dhe i jepni PD-së. Kjo mbështetje ka qenë forca, energjia e sukseseve, e kapërcimit të vështirësive nga Partia Demokratike.

Më së pari një mirënjohje të pakufishme për këtë pritje të zjarrtë dhe një ndjesë të ndjerë për të gjithë ata të cilët mbetën për shkak të kapacitetit të sallës, në oborrin e këtij pallati.

Mbetem borxhli dhe mirënjohës, pafundësisht.

Të dashur demokratë të Kurbinit, mirënjohja ime dhe e PD-së është e pakufishme për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i keni dhënë dhe i jepni PD-së. Kjo mbështetje ka qenë forca, energjia e sukseseve, e kapërcimit të vështirësive nga Partia Demokratike.

Vij sot me një ndjenjë kënaqësie të veçantë të paraqes para jush si kandidat për qytetar të parë të bashkisë Kurbin, njërin nga qeveritarët vendorë më të sprovuar jo vetëm të Kurbinit, por edhe të Shqipërisë, Behar Haxhiajn. Njeriun që qeverisi si një shërbëtor i bindur, i përkushtuar, i qytetarëve që e votuan atë. Njeriun që vuri të gjithë energjinë e tij për të zgjidhur, problemet, hallet e komunës dhe qytetarëve të saj.

Por Behar Haxhiajn, e kam paraqitur disa herë para qytetarëve, por kësaj here vij më ballëlartë se asnjëherë para jush, sepse ai është kandidati që ju zgjodhët vetë, që ju e votuat në një proces primaresh të aplikuar për herë të parë në këtë formë në Shqipëri dhe ju garantoj unë ju, ky është standardi më i mirë i përcaktimit të qeveritarëve vendorë, të drejtuesve të partisë, të deputetëve. Dhe ka marrë fund me këtë rast koha kur ata vinin kandidatura të kryetarit apo kryesisë së PD-së, në piedestal sot është anëtari dhe anëtarja e PD-së, mbështetësi ynë, me dinjitetin e tyre me vullnetin e tyre politik, do të jetë ligj, njëherë e mirë.

Krahasoni pak kandidatët tanë të lirisë, Beharin, Pashkun, Albertin dhe kudo në Shqipëri, me kandidatët tjerë që kanë dy tipare; së pari ky ti prekësh janë për arrestime dhe burgje se kanë vjedhur ditë e natë. Kjo është e vërteta, e faktojnë vetë zhvillimet.

Së dyti janë që të gjithë klonime të Edi Ramës dhe nuk kanë asnjë lidhje, as me bazën e PS-së dhe as me PS-në. Edi Rama ka përqendruar në dorën e tij të gjitha pushtetet, dhe ka përzënë votën.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI