Flash

Vdiq 6-7 muaj më parë/ Vajza mban në shtëpi trupin e nënës për t’i marrë pensionin

Lapsi.al 24 March 2023
Vdiq 6-7 muaj më parë/ Vajza mban në shtëpi trupin e

Një ngjarje e rëndë raportohet nga mediat italiane. Një 64-vjeçare nga një provincë e Veronës ka mbajtur për 6-7 muaj në banesë trupin e pajetë të nënës së saj 90-vjeçare. Zbulimi është bërë nga karabinierët pas vdekjes së vetë vajzës. Pas alarmit të fqinjëve se Sabina Ghirello kishte disa ditë që nuk dukej dhe se duhet të shtrohej në spital për shkak gjendjes së rënduar shëndetësore, në banesë kanë mbërritur forcat e rendit.

Ato e kanë gjetur gruan në shtrat në gjendje të avancuar dekompozimi. Nisur nga dëshmitë e fqinjëve, karabinierët kanë nisur të kërkojnë më pas për nënën e saj, Pasqualina Munerato. Sipas dokumenteve ajo duhet të ishte shtruar në një qendër të moshuarish, por nga kërkimet e bëra nuk pati rezultate. Më pas nisi kërkimi në shtëpi. Në një sënduk, në një nga dhomat e shtëpisë, karabinierët gjetën trupin e Pasqualinës, të mbështjellë me celofan dhe të mumifikuar.

Të dy trupat e pajetë u transportuan në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Milanos për ekspertizat mjekoligjore të nevojshme për të përcaktuar shkaqet e të dy vdekjeve dhe për të konfirmuar identitetin e 90-vjeçares. Nga një kontroll i kryer në llogaritë rrjedhëse dhe në zyrën e gjendjes civile, rezultoi se vdekja e 90-vjeçares nuk u njoftua asnjëherë dhe se Sabrina Ghirello merrte rregullisht pensionin, burimin e saj të vetëm të jetesës, në llogarinë e mbajtur bashkërisht me nënën e saj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

“Aktivisti”, PD kallëzon PS-në në SPAK

Aplikacioni i socialistëve “Aktivisti” është denoncuar këtë të premte nga deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi në SPAK. Ai akuzoi qeverinë se është duke për...

17:00

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI