Flash

Koalicioni i Berishës me Metën, zbulohet formula për këshillat bashkiakë

Lapsi.al 24 March 2023
Koalicioni i Berishës me Metën, zbulohet formula për

Koalicioni i ish-kryeministrit, Sali Berisha me PL-në, PDK-në dhe PBDNJ-në, “Bashkë fitojmë”, do të depozitojë të hënën në KQZ emrat e kandidatëve për kryetarët e bashkive dhe këshillave bashkiakë.

Berisha deklaroi sot në konferencën për mediat se plotësimi i vendeve në këshillat bashkiakë do të bëhet sipas % që secila forcë politike ka marrë në zgjedhjet e vitit 2015 në secilën prej bashkive.

“Referencë do të jenë zgjedhjet e 2015, sipas % që ka marrë çdo parti në çdo bashki’, u shpreh Berisha.

Në daljen para mediave, ai sulmoi sërish ish kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe kreun e grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj.

“Alibasha, i lidhur në krim me Edi Ramën, siç e kam denoncuar, bashkë me Lul Bravën, po zbatojnë rigorozisht urdhrat e tyre. Nëse më pyet nëse humbet gjë PD, ju garantoj se vetëm fiton. PD ndahet përfundimisht nga një grup, nga disa pengje të shpërfytyruara, të marrë peng nga Edi Rama për lidhjet me krimet, për aktivitetet e tyre kriminale ose të familjarëve të tyre të ngushtë. Në këtë aspekt, PD vazhdon si lokomotivë e idealeve, aspiratave më të mira të shqiptarëve. Kjo që unë denoncova tani, pseudoshitjen me 9 milionë, siç shitet dhe blihet televizioni, shitet dhe blihet kryetari i PD i emëruar nga Edi Rama. Këto janë shfaqjet e shëmtuara të një narkoshteti që ka korruptuar dhe ka blerë dhe mban peng me lidhje krimi dhe pagesa individë apo grupe të caktuara. PD del nga kjo betejë shumë më dinjitoze, largohen prej asaj ata që nuk duhej të ishin kurrë në këtë parti, për implikimet e tyre. Kjo është ndarja përfundimtare dhe e bën PD-në shumë më të besueshme. Ata që mund të kenë pasur dyshimin më të vogël te fjalët që kam thënë për ta, tani del si drita e diellit se janë të vërteta”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI