Flash

Video/ Skema nëse jemi në avantazh, ose e kundërta: Sylvinho përgatitet për çdo skenar kundër Polonisë

Lapsi.al 23 March 2023
Video/ Skema nëse jemi në avantazh, ose e kundërta: Sylvinho

Ndeshja me Poloninë nuk është vetëm më e para e Grupit E të kualifikueseve të Euro 2024, por edhe më e vështira. Atëherë, mirë është që skuadra të jetë e përgatitur për të gjithë skenaret e mundshëm të një ndeshje futbolli. Tekniku Sylvinho, në debutimin e tij në pankinën kuqezi, nuk dëshiron të lërë asgjë për rastësinë për ndeshjen e 27 marsit në Varshavë. Grupi kuqezi ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në ditën e katërt të grumbullimit. Përgatitjet po bëhen në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku skuadra do të qendrojë deri të dielën.

Kuqezinjtë, me kërkesë specifike të teknikut Sylvinho, sot kanë qenë të ndarë në dy pjesë. Ata kanë alternuar punën në palestër me stërvitjen në fushë, duke qenë se edhe sot në program janë dy seanca stërvitore. Braziliani Sylvinho dhe stafi i tij teknik kanë punuar gjithë kohës me situata të ndryshme loje dhe me përgatitje taktike. I gjithë grupi është shfaqur në formë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë prej 23 të grumbulluarve.

Lexo më tej: Video/Porositë ‘speciale’ të Sylvinhos dhe dëshira në debutim e ‘anglezit’ Mehmeti: “I gatshëm për gjithçka”

Atmosfera është shumë pozitive dhe ka optimizëm për startin pozitiv të kualifikueseve të Europianit. Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Shqipëri deri të dielën. Kuqezinjtë do të udhëtojnë më pas drejt Varshavës. Pikërisht, aty ku të hënën në mbrëmje do të luhet sfida e parë e Euro 2024.

https://youtu.be/kD3pz7KZTA8

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI