Flash

Rama – Sunak/ Britanikët do të vlerësojnë sigurinë e burgjeve shqiptare

Lapsi.al 23 March 2023
Rama – Sunak/ Britanikët do të vlerësojnë

Një task forcë e posaçme do të vlerësojë brenda prillit sigurinë e burgjeve shqiptare. Kjo është rënë dakord në takimin që kryeministri shqiptar Edi Rama pati me homologun britanik Rishi Sunak këtë të enjte në Londër. Kjo pasi britanikët duan të jenë të sigurt për kthimin e qindra të burgosurve shqiptarë që vuajnë dënimin në Mbretërinë e Bashkuar.

“Për bashkëpunimin në drejtësinë penale, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri britanik Rishi Sunak përshëndetën punën e përbashkët në vijim për ekstradimet, ndjekjet penale dhe kapacitetet e mjekësisë ligjore dhe ekstradimin e qindra të burgosurve në bazë të marrëveshjeve ekzistuese. Ata ranë dakord që një ekip i përbashkët mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë do të kryejë një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë, një proces që do të përfundojë deri në fund të prillit, me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve të përcaktuar shqiptarë në sistemin e burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar” – thuhet në një deklaratë të përbashkët mes tyre.

“Si aleatë në NATO, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe partnerë të ngushtë, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri britanik Rishi Sunak riafirmuan gjithashtu angazhimin e tyre për të punuar së bashku për mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve të të dy vendeve, mbrojtjen e demokracisë dhe promovimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe një përgjigje të fuqishme ndërkombëtare ndaj agresionit nga Rusia. Kjo do të përfshijë ndihmën e mbrojtjes kibernetike shqiptare përballë kërcënimeve në internet” – thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Një fokus të veçantë ka edhe për çështjen e emigrantëve të paligjshëm.

“Kryeministrat e dy vendeve u angazhuan për thellimin e punës në kuadër të Deklaratës së Përbashkët dhe Task-Forcës për të cilat u ra dakord në dhjetor, për të çuar përpara prioritetin e përbashkët në adresimin e migracionit të paligjshëm dhe bandave kriminale të trafikimit të njerëzve. Ata diskutuan rritjen e bashkëpunimit operacional, duke përfshirë komunikimet e përbashkëta të nivelit të lartë për të frenuar pikësëpari udhëtimin e njerëzve dhe marrëveshje të mëtejshme për shkëmbimin e të dhënave dhe pasaportat. Dy kryeministrat përshëndetën progresin e deritanishëm, pasi rreth 800 emigrantë të paligjshëm janë kthyer në Shqipëri që prej muajit dhjetor, veprimet kundër krimit të organizuar dhe udhëzimet e reja të Mbretërisë së Bashkuar që përcaktojnë Shqipërinë një vend të sigurt” – thuhet në deklaratë.

“Në fund, të dy kryeministrat mirëpritën progresin në bashkëpunimin e biznesit dhe bashkëpunimin universitar, duke përfshirë hapjen e Dhomës së re Britanike të Tregtisë në Shqipëri, dyfishimin e fondit të gatishmërisë për përballimin e rrezikut të tregut për financimin e eksporteve britanike për Shqipërinë në 4 miliardë stërlina, për lehtësimin e investimeve dhe thellimin e lidhjeve mes universiteteve të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar” – përfundon deklarata. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI