Flash

Garon në Elbasan, Boçi: Dorëzoj mandatin që të jem pranë njerëzve të mi

Lapsi.al 23 March 2023
Garon në Elbasan, Boçi: Dorëzoj mandatin që të jem

Luçiano Boçi, i cili do të lërë mandatin e deputetit për të kandiduar si kryetar bashkie në Elbasan mbajti fjalën në Kuvend duke thënë se nuk po dorëzohet. Boçi shprehet se këtë sakrificë po e bën për t’i kthyer lavdinë Bashkisë së Elbasanit.

Po ashtu ironizon qeverinë duke thënë se i ka falur shpifjet me idenë se falja është hyjnore dhe i bën thirrje që të ndalen së detyruari qytetarët ëqë t’i pëlqejnë në rrjete sociale.

“Në këtë sallë më ka sjellë mbështetja dhe vota e qytetarëve pa parti të Elbasanit. Vetë në këto vite jam përpjekur sa kam mundur me angazhimin tim të jem zëri i tyre. Jam përpjekuri të jem mbështetja e tyre, zgjidhësi i problemeve të tyre, miku i tyre, pavarësisht krahut politik, vetvetja. Jo gjithmonë ia kam arritur dhe kjo është krejt njerëzore ama ka qenë nder për mua.

Ka qenë besimi i tyre që e ka bërë fjalën të vlerë dhe i ka dhënë frymë mendjes time të flasë dhe të thojë të vërtetën. Po e dorëzoj sot mandatin me kushtin që të jem më pranë njerëzve të mi, qytetarëve të Elbasanit. Një mekanizëm që vret besimin dhe shpresën e qytetarëve. Këtu jam ballafaquar me kundërshtar luftarak dhe me kolegë.. i kam falur shpifjet me idenë se falja është hyjnore. Ky vend më ka pëlqyer për dinamikën, të bukurën e politikës dhe të shëmtuarën e saj.

Nuk jam nga ata që dorëzohem. Më pëlqejnë betejat dhe sfidat, sikurse më pëlqen të jem me njerëzit e vërtetë të këtij vendi, të nxis një investim, të ndihmoj dikë. Jam i bindur që edhe ju këtë dëshironi, pavarësisht detyrimeve dhe joshjeve politike. Më është dhënë privilegji që dikush mund ta quajë sakrificë.

Privilegj për të qenë në bashkinë time të Elbasanit, e shoh si mundësinë e artë për t’i kthyer të gjithë shkëlqimin, meritën dhe lavdinë e dikurshme. Fati i një qyteti mund të ngjajë i vogël por është madhërisht i rëndë si gur prehistorik në ndërgjegjen e qytetarëve. Nëse ka një pasqyrë ku dua të dukem mirë është vetëdija e qytetarëve. Unë po iki për tu rikthyer se kjo u vlen njerëzve të mi se bashkë me ta do e bëjmë ndryshimin. Do e bëjmë Elbasanin një vend të dashur ku mund të jetosh pa menduar si të ikësh, ku përmasa njerëzore rritet dhe trashëgohet bukur. Boll i detyruat qytetarët t’ju pëlqejnë me zor në rrjete sociale. Bashkia është e qytetarëve dhe ata do e bëjnë ndryshimin”, tha Boçi.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI