Flash

A mori Monika para nga rusët? Meta: Ishte shpifje

Lapsi.al 23 March 2023
A mori Monika para nga rusët? Meta: Ishte shpifje

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ftuar në studion e emisionit “Open” ka komentuar lajmet se ish-kryetarja e LSI-së dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi ka marrë para nga rusët. Meta deklaroi me ironi se “Monikës mirë ia bëjnë”, pasi sipas tij ajo “iu qep nga pas” aferës së inceneratorëve, ndërsa shtoi se ajo është mësuar me shpifjet politike.

Sa i përket dokumenteve të publikuara, Meta shtoi se ato janë të falsifikuara teksa i cilësoi si “marrëzi të Endri Fugës”.

“Ça të sqaroj, Monikës mirë ia bëjnë sepse iu qep aferës së inceneratorëve. Ju thirreni Monikën këtu sepse ajo është mësuar me shpifjet në politikë. Kam problem se ma kërkojnë kudo që shkoj sidomos gratë dhe vajzat e reja. Një arsye që e duan kaq shumë është për shkak edhe të kritikave të mia.

Le ta kallëzojnë në SPAK, ju e patë raportin që inceneratorët paguajnë mediat për të nxjerrë të tilla shkrime. Ata paguajnë edhe këtu gazetarë e analistë për të shpifur. Monika këtu është dhe këtu do jetë.

Nuk ka lidhje Monika me asnjë moment. Marrëzitë e Endri Fugës do merrem unë këtu, janë të falsifikuara, çfarë lidhje ka Monika me ato punë? Nuk e di a ka kohë Monika të merret me këto gjëra, nëse e ka depozituar në SPAK. Vepër kriminale e financuar nga Tirana sepse po atë ditë u hap Financial Times me Ramën.

Një vend që është kthyer në një bazë logjistike për krimin e organizuar ndërkombëtar, për drogën që vjen në Europë nga Amerikan Latine, po shihni ç’ndodh në Amerikën Latine e Ekuador e Peru, që ndodh për shkak të një qeverie të inkriminuar që nuk ka zgjedhur rrugën e zhvillimit të vendit dhe mbështetjes së bujqësisë e start up-eve, por rrugën e pastrimit të Parave që Shqipëria të jetë ferr për shqiptarët e parajsë për pastrimin e parave.

Penetrimi i rusëve më i fortë se asnjëherë sepse Rama ka braktisur drejtimin evropian e perëndimor të vendit ndaj zvarrit integrimin dhe bën portin e Durrësit, sepse ka zgjedhur modelin autokratik që e ka zhvendosur në Lindje e në rrugën e krimit”, - tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI