Flash

Vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate edhe një muaj tjetër në burg

Lapsi.al 22 March 2023
Vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate edhe një muaj tjetër

Vëllezërit influencer, Andrew dhe Tristan Tate, do të qëndrojnë në mbajtje në Rumani për të katërtin muaj me radhë.

Vëllezërit me qëndrime kontroverse, janë në mbajtje prej dhjetorit, dhe po hetohen nën dyshimet për dhunime, trafikim të njerëzve dhe formim të një grupi për krim të organizuar.

Të dy kanë hedhur poshtë çdo keqbërje.

Avokatët e vëllezërve Tate kanë thënë se ata të dy do të jenë në paraburgim deri në fund të prillit.

Nën ligjin rumun, burrat mund të qëndrojnë në paraburgim deri në gjashtë muaj.

Avokatët e dy burrave kanë thënë para një gjykate në Bukuresht se prokurorët nuk kanë sjellë dëshmi të reja në seancën e së mërkurës.

Avokatët kanë thënë se mbajtja e vëllezërve Tate në paraburgim është masë shumë e ashpër kur ligji parasheh edhe mundësi tjera, siç është arresti shtëpiak.

Mirëpo gjyqtarët nuk janë pajtuar me këtë kërkesë dhe e kanë vazhduar masën e paraburgimit katër herë.

Përveç dëshmive të disa grave, policia ka mbledhur të dhëna edhe nga disa biseda të incizuara, para dhe pas arrestimit të vëllezërve, kanë thënë disa burime të afërta me rastin.

Hetimet tani janë zgjeruar për të kuptuar nëse potencialisht janë kryer edhe aktivitete për pastrim parash.

Ndaj tyre ende nuk rëndon ndonjë akuzë dhe as ndaj dy burrave rumunë, që janë ndaluar për dyshimet e njëjta.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI